Rihapet dosja 'Hajdari'! Berisha, Nano, Topalli e Klosi do dëshmojnë për vrasjen e Azem Hajdarit

Pas 17 vitesh nga dënimi në mungesë, Izet Haxhia truprojë i ish-presidentit Sali Berisha fiton të drejtën e rigjykimit nga drejtësia shqiptare, duke rihapur kështu të konsideruarën vrasja e shekullit, atë të ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes 'Hajdari' dhe procesi do të rinisë  në Gjykatë e Shkallës së Parë. Haxhia është dënuar me 25 vite  burg, vendim i marrë në mungesë të tij, autorësinë e të cilit nuk e ka prnauar asnjëherë.

Vendimin e rihapjes  së procesit avokati i Haxhisë, Bashik Nikolla e cilësoi të drejtë duke paralajmëruar se do të kërkojë lirimin e tij si dhe ballafaqimin me dëshmitarin e parë Sali Berishën që në atë kohë ka qenë President.

"Më në fund pas një kohë të gjatë vendoset një e drejtë procedurale në vendin e duhur. Gjykata në vendimin e sotëm, është në përputhje me konventën, që do të thotë se është e drejta e çdo të gjykuari të jetë në senacë. Ky është një vendim shumë i drejtë. Ky vendim e rikthen çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë.  Hapet e drejta për t'u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë materiale, tabulate, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje. Në krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha", u shpreh avokati.

Në dokumentin e siguruar nga ReportTv pjesë e dëshmitarëve që kërkohen të pyeten janë 44, mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano, ish kreu i SHërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryetarja parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë gazetarë e politikanë të kohës.

Haxhia u dënua në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari.

Nga ai dënim e deri në Maj 2018 kur Izet Haxhia erdhi nga Turqia, ai ishte në arrati ku kërkonte rihapjen e procesit.

Përballja gjyqësore nisi së pari në Gjykatën e Tiranës aty ku gjyqtari Besnik Hoxha pranoi kërkesën e Haxhisë për rivendosje në afat.

Ndërsa këtë të hënë tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të prishin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për ta rihapur procesin me një tjetër trup gjykuese në Shkallën e Parë.

Ish-lideri i dhjetorit '90 dhe lëvizjes studentore, Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike.

Për këtë krim u dënuan disa persona përfshi dhe ish truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia me 25 vite burg.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saiqir tahiri: 18/03/2019 18:48

    Te thirret edhe fatos klosi se ai i furnizonte haklajt me informacion.e dinte mire ai gjarper qe azemi do vritej po nuk beri asgje per ta shmangur.eshte bashkepuntor i drejtperdrejte.kurse sa per ato qe thuhen se ka saliu gisht jane budallalleqe.saliu thjesht e perdori vrasjen e tij per grushtin e shtetit te 98. Ne menyre paradoskale saliu ia mori hakun azem hajdarit shumefish sepse dha urdher per zhdukjen e fisit haklaj.saliu mund te kete shume kusure po gisht ne vrasjen e azemit nuk ka.

    Përgjigju
    • Truth: 18/03/2019 22:39

      Askush nuk duhet te ket tagrin e te vertetes veç gjyqsorit, por esht e vertete qe lideri i opozites mund te vritet neper vendet e bites se trete dhe rusi, shik i kohes duhet hetuar per mosveprime, nuk ndodh qe kryetari i opozites apo nje person i rendesishem si azemi te vritet ashtu ne mes te tiranes

    • Pass: 18/03/2019 22:34

      Po ore po Azemi nuk ishte ne gjak me Hakljat perkundrazi ishte ai qe i dha kaseten plakut te haklajve. Hakljat kishin ardhe per Saliun, Azemi e hengri nga i pabesi e. Do gjithe shqiperia vetem djali I. Tij debil nuk e di.

    • Babalja: 18/03/2019 21:42

      O hale po ai salehu e nxorri ne prite Azemin, se Fatmiri kishte shku per per Salehun.

  • tropojani: 18/03/2019 18:25

    Mas vrasjes se azem hajdarit kush perfitoj me shum? *sali berisha dhe familja e tij dhe pd kush humbi me shum? *kundershtaret politik dhe familjet qe ai eshte ne gjak 1+1 bejn 2 per ata qe hajn bar gjith diten dhe nuk kan 2 class shkoll.

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 18/03/2019 16:09

    O kryekrimineli salhe po të mblidhet litari o salhe GOMARI.

    Përgjigju
  • Izeti: 18/03/2019 13:38

    Po me Jaho Mulosmanin cdo te behet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje