Cara: Cuba me dhëmbë qumështi
i bëjnë shantazh militantëve të PD

Cara: Cuba me dhëmbë qumështi<br />i bëjnë shantazh militantëve të PD
KAVAJË - “Cuba me dhëmbë qumështi” i ka quajtur kandidati i djathtë për Bashkinë e Kavajës Ëngjëll Cara mbështetësit e kryebashkiakut aktual të këtij qyteti Elvis Rroshi që garon edhe më 21 qershor në siglën e Partisë Socialiste. Cara foli për shantazh që i është bërë militantëve të djathtë në fshatin Synej, duke i bërë apel që të mos tremben pasi do tu qëndrojë në krah.
 
"Ervin Rroshi, Gent Daja, po ju them personalisht, nëse guxon të prek një banor të Golemit, të Synejt, të Luzit, të Helmasit, të Kavajës, do të ketë përballë ligjin dhe mua personalisht. Ka ikur koha e cubave me dhëmbë qumështi", tha Cara.

Më pas kandidati i djathtë Engjëll Cara, u ndal në një shtyllë të rëndësishme të programit të tij, siç është punësimi, i cili do të realizohet edhe me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare. 

"Sigurisht që ne në shtyllat tona të programit që do paraqesim dhe kontratën që do lidhim bashkë në katër vite, kemi përcaktuar që zhvillimi ekonomik dhe punësimi, të jenë prioritet i programit tonë. Me projektet tona, me institucionet ndërkombëtare do të bëjmë të mundur që të rrisim punësimin", - përfundoi kandidati i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Kavajës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndë narkotike vijnë nga linjat e transportit nga Kosova

Gazetari Dema: Elbasani kryeson për shpërndarje droge, risi ajo me postë nga SHBA! Softa: Lëndë narkotike vijnë nga linjat e transportit nga Kosova