Carlo Bollino: Falenderoj z. Berisha për medaljen profesionale që më ka dhuruar

Carlo Bollino: Falenderoj z. Berisha për medaljen profesionale që më ka dhuruar

Pasi lexova deklaratat e fundit të Sali Berishës (pasi Ministria e Brendshme angleze refuzoi apelimin e tij kundër deklarimit “non grata” për lidhje me krimin e organizuar), e ndjej se duhet ta falenderoj. Berisha faktikisht pohon se, në vendimin e tyre, autoritetet britanike më kanë besuar mua dhe mediat e mia, që prej vitesh e konsiderojmë si përgjegjës të degjenerimit autoritar dhe korruptiv të politikës shqiptare. Ndërsa nuk i besuan mbrojtjes së tij që nuk dihet sa ka kushtuar dhe se nga kush është paguar. Muaj më parë Berisha më dha të njëjtën medalje profesionale duke më konsideruar si përgjegjës edhe të shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që më përpara se ai britanik e akuzoi për korrupsion familjar, presion ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë. Akuza, sipas Berishës, të bazuara në investigimet gazetareske të Shqiptarja.com

Tani, pyetja që mund të bëjë opinionin publik është e thjeshtë: Kujt i duhet besuar? Sali Berishës dhe qehajajve të tij gënjeshtarë alla “Kellici” apo alla “Noka”, apo Departamentit amerikan te Shtetit dhe Komisionit Special të Apelit për Imigracionin anglez (SIAC)? Cilit model drejtësie i duhet besuar: Atij të Plepave dhe të Gjin Gjonit të prodhuar nga Sali Berisha dhe vajza e tij Argita, apo sistemit të drejtësisë së Britanisë së Madhe të vjetër mbi një mijë vite? Dhe meqë Berisha dhe çeta e tij akuzojnë Secretary of State for the Home Departament (praktikisht Ministrinë e Brendshme angleze) që refuzoi apelimin e tij, si një organizëm te korruputuar dhe jo demokratik, cilit model demokracie duhet t’i besojnë shqiptarët: Atij të Doktor Berishës i rritur në oborrin mjeksor të Enver Hoxhës me ministrisë së tij të Brendshme alla “Agim Shehu” apo Drejtësisë angleze e lindur përmes shekujsh kulture juridike në Britaninë e Madhe?

Pas përgjigjes së këtyre pyetjeve të thjeshta kuptohet se pse falenderoj Sali Berishën që më ka vendosur në atë pjesë të botës. Ndërsa, për sa ka ndodhur në Londër dhe për ato 24 faqe që e dënojnë pa kundërshtim, do të bënte mirë të heshte duke shpresuar që ata pak shqiptarë që i kanë mbetur akoma rrotull të mos kuptojnë anglisht, ose, të harrojnë.

xy/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tami: 18/06/2024 20:11

    Z.Bolino jeni korife i gazetarise shqiptare! I keni thene dhe vazhdoni ti thoni te vertetat dhe faktet per kete familje te korruptuar ne menyre teper profesionale. Ju duam, ju respektojme dhe vleresojme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të jetë kreu i ardhshëm të NATO-s, Hungaria dhe Sllovakia heqin veton ndaj tij

Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të jetë kreu i ardhshëm të NATO-s, Hungaria dhe Sllovakia heqin veton ndaj tij