Sot për herë të parë në një deklaratë publike, ambasadorja amerikane Yuri Kim iu drejtua '' ish-pushtetarëve 'pa i përcaktuar ata si' 'opozitë' '. '' Ata që ishin në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duk sugjeruar se dhuna është e pranueshme'' shkruajti ajo në një deklaratë të lëshuar nga ambasada në gjuhën shqipe, mbase për të shmangur atë që në përkthimin nga anglishtja mund të humbasë këtë detaj. 

Apeli i amerikanëve u shoqërua nga një seri reagimesh të koordinuara qartë nga ambasadat kryesore perëndimore (Delegacioni i Bashkimit Evropian, Italia, Gjermania, OSBE, Britania e Madhe) të gjithë ranë dakord në dënimin e protestave të dhunshme. Një tjetër shuplakë heshtjes së Partisë Demokratike, të LSI, por mbi të gjitha ndaj Presidentit Ilir Meta i cili dënoi reagimet e policisë por jo edhe dhunën e demonstruesve, të cilët në shumë raste abuzuan me të drejtën legjitime për të protestuar për vrasjen e Klodjan Rashajt, duke iu bindur urdhrit për shkatërrimin e institucioneve. Një lëshim që zbulon se prapa këtyre bandave të demonstruesve të dhunshëm, në të vërtetë ata janë. Një mesazh civilizimi nga ana e Perëndimit, që urojmë ta dëgjojnë edhe shumë analistë mbrëmjesh, të cilët nga studio televizive nxisin për dhunë si një supreme e demokracisë.  

Për muaj me radhë, në editorialet e mia dhe në debatet televizive, edhe unë e përcaktoj opozitën si '' ish-pushtetare'', dhe jo për të zvogëluar rolin e saj, por vetëm për të kujtuar se ajo që sot paraqitet si opozitë ka në të vërtetë gabimet dhe përgjegjësitë e të qenit në pushtet deri në shtatë vjet më parë. Në rastin e Monika Kryemadhit dhe LSI, madje vetëm tre vjet më parë. E kaluara nuk harrohet, siç përpiqen të bëjnë analistët e PD, të cilët mohojnë jo vetëm historinë e tyre, por edhe atë të padronëve të tyre të rinj. Në fakt, opozita e vërtetë përfaqësohet nga udhëheqës të rinj, të cilët nuk kanë qenë kurrë në pushtet dhe që mund të ndezin shpresën në zemrat e votuesve se diçka do të ndryshojë me qeverinë e re.

Por çfarë shprese mund të përfaqësojë Sali Berisha, me të kaluarën e tij të tmerrshme të dhunës dhe vdekjes, të cilën ai mbron me krenari edhe sot, duke zbuluar se më 21 Janar 2011 ai ishte gati të vriste edhe liderin e opozitës me 5 snajper? Çfarë shprese mund të përfaqësojë Lulzim Basha, i cili qëndroi pranë Berishës për tetë vjet qeverisje si shërbëtori i tij (përfshirë masaker e 21 janarit si Ministër i Brendshëm), dhe që sot drejton Partinë Demokratike me të njëjtën bindje të verbër? Dhe çfarë shprese për ndryshim përfaqëson Monika, e cila megjithëse nuk ka përvojë të drejtpërdrejtë të qeverisjes pas saj, është një grua e shtypur midis peshës së burrit të saj Ilir Meta dhe asaj të Tit Vasilit që tashmë kanë marrë gjithçka të mundshme nga qeveria dhe nga pushtet? 

Fushata elektorale që ka filluar tani, përveç angazhimit të forcave të reja politike, në fakt i sheh pushtetare e sotëm kundwr pushtetare e djeshëm. Kjo është arsyeja pse është më e nevojshme se kurrë të krahasojmë sjelljen e mbajtur nga Edi Rama sot pas vdekjes tragjike të Klodjan Rashës, me atë të mbajtur në të kaluarën nga rivalët e tij politikë duke filluar me masakrën e 21 Janarit. Dje Berisha përsëriti se 4 demonstruesit u vranë në mënyrë legjitime vetëm pse iu afruan godinës së kryeministrisë, vlerësoi vrasësit e tyre si heronj dhe me krenari pretendoi se ai ishte gati të vriste edhe udhëheqësin e opozitës (Edi Rama) nëse guxonte të afrohej shumë. Sot ambasadorja amerikane përgjigjet: "Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme". Tani mbetet të shihet nëse Lulzim Basha e kupton mesazhin apo jo. Kjo do të thotë, nëse ai vazhdon të qëndrojë i heshtur duke miratuar delirin e krimit të shefit të tij të vjetër, ose nëse distancohet nga ai duke mohuar atë pohim skandaloz që rivrau demonstruesit e 21 Janarit për herë të dytë. Vetëm duke u distancuar përfundimisht nga Sali Berisha, Basha mund të provojë se ai ka ndryshuar me të vërtetë dhe se tani është ndryshe nga Saliu, dhe vetëm në këtë mënyrë ai ka të drejtën morale të rimarrë etiketën fisnike të ''opozitë''s.

Përndryshe, do të mbetet vetëm një ish-pushtetar i cili luftoi tjesht për të rimarrë pushtetin, dhe i cili më 25 prill do të paguajë gjithashtu edhe për historinë dhe fajet e të tjerëve.