Çfarë duhet të hani kur vuani nga
migrena?

Çfarë duhet të hani kur vuani nga<br />migrena?
Migrena shkakton dhimbje të tmerrshme të kokës dhe zakonisht shkaktohet kur enët e vogla të gjakut në tru papritmas zgjerohen.

Ngrënia e parregullt, dehidrimi dhe ushqimet si djathi, vera e kuqe dhe çokollata janë ndër fajtorët më të zakonshëm të migrenës – por ka edhe shumë tjera që nuk i dini…

Mungesa e magnezit ndërlidhet me migrenën. Ekspertja e ushqimit, Erin Skinner, i këshillon klientët e saj  ta pasurojnë dietën e tyre me magnez. Ndër ushqimet që përmbajnë nivele të mëdha të magnezit janë arrat apo farat, si dhe spinaqi.

Ekspertja gjithashtu sugjeron t’i shmangni ushqimet si jogurti dhe djathi sepse i keqësojnë dhe i shkaktojnë dhimbjet e migrenës për shkak të nivelit të madh të histaminës që e përmbajnë.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran