Edhe deputetja demokrate Mesila Doda ka dalë kundër draftit të qeverisë për “Kodin e Familjes” ku parashikohet edhe lejimi i bashkëjetesës për partnerët e të njëjtit seks.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Doda shkruan se kjo është një marrëzi dhe një atentat i pastër kundër vlerave te familjes.
“Ndoqa me shqetësim propozimet dhe deklaratën e Avokatit te Popullit, Igli Totozani, i cili kërkon të fusë bashkëjetesën gay në kodin e familjes si edhe përkufizime të reja të identitetit gjinor.
Pa asnjë mëdyshje a hezitim, deklaroj se kjo marrëzi është atentat i pastër kundër vlerave të familjes dhe kundër modelit qe Zoti krijoi mbi tokë dhe që shoqëria dhe institucionet kane detyre ta ruajnë dhe ta promovojnë, që konsiston ne modelin e bashkimit burrë dhe grua dhe gjithë brezave qe rrjedhin prej tyre”, shkruan Doda në Facebook.
Deputetja demokrate thotë se kjo vjen si pasojë e një lobimi të fuqishëm politik pro-gay ekzistues. Doda thotë se nuk ka urrejtje për LGBT, por mbështet modelin burrë grua.
“Ndërkohë i kërkoj avokatit të LGBT që të merret seriozisht me shqetësimet pr mbijetesë qe kane ato qindra mijra familje shqiptare qe po vuajnë nga arbitrariteti i një shteti te dhunshëm dhe policor, te interesohet për te drejtën e jetës dhe të dinjitetit njerëzor qe po nëpërkëmbet çdo dite përpara syve të Totozanit”, shkruan Doda.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com