Këngëtari me famë botërore Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij Shannon de Lima, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ata e kanë konfirmuar lajmin e ndarjes, ku janë shprehur se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre në mënyrë miqësore.

“Pas një konsiderate të madhe, ne të dy kemi vendosur në mënyrë miqësore t’i japim fund martesës sonë 2-vjeçare”, ka thënë çifti në një deklaratë për “US Weekly”. “Kërkojmë privatësi në këtë proces të vështirë dhe nuk do të ketë komente të mëtejshme nga asnjëri prej nesh rreth çështjeve tona personale”.

Marc Anthony dhe Shannon de Lima kanë dy vite të martuar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë fëmijë së bashku.

Shannon de Lima dt Marc
  (Marc Anthony dhe Shannon de Lima)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com