Çiljeta “Këtë periudhë
dua ta shijoj në qetësi”

Çiljeta “Këtë periudhë <br />dua ta shijoj në qetësi”
Javën e kaluar u përfol se këngëtarja shqiptare Çiljeta është 4-muajshe shtatzënë dhe se fëmija është i seksit mashkull.

E kontaktuar me telefon nga “THASH&THEM” Çiljeta as nuk e ka mohuar apo pohuar lajmin rreth shtatzanisë së saj. “Ju lutem më lini ta shijoj këtë periudhë në qetësi”- është shprehur këngëtarja për gazetarët e suplementit.

Kohët e fundit qarkullojnë thashetheme në media se, Çiljeta ka nisur një histori dashurie me një djalë latino-amerikan, ndërsa pak muaj më parë ajo është ndarë nga i dashuri i saj, Aleksandër, i cili është kapur në Itali për shpërndarje lëndësh narkotike.

Gjithashtu këngëtarja është shkëputur edhe nga muzika, ndonëse kishte premtuar një bashkëpunim me reperin Noizy. Megjithatë së shpejti pritet të publikohet edhe filmi i saj më i ri me Bjordin.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar