Ylli Pata: Çdo të thotë të jesh pjesë e një partie 'non grata' nga Perëndimi në Shqipëri?

Ylli Pata: Çdo të thotë të jesh pjesë e një partie 'non grata' nga Perëndimi në Shqipëri?

Sali Berisha

Vendimi i Apelit të Londrës për rastin Sali Berisha nuk se ishte ndonjë lajm i madh. Dukej më shumë një rutinë proceduriale.

Thelbi i kësaj çështjeje, është politik, në një vend anëtar të NATO-s dhe partner i Perëndimit si Shqipëria. Sali Berisha, njeriu më i fuqishëm i opozitës në vend, është konfirmuar sërish Non Grata në Britaninë e Madhe. Siç ka ndodhur në 2021 në SHBA.

Këtë vendim nuk e ka pranuar si Berisha, familja e tij, por edhe mbështetësit politikë dhe mediatikë. E kjo është krejt dialektike. Si ta mbështesin këta njerëz një vendim të rëndë për personin që disa e duan, e disa të tjerë i detyrohen?
Thelbi këtu është se si një opozitë nuk merr akt nga ky qëndrim që është baza e çdo gjëje.

Justifikimi që Berisha ka vota nuk qëndron. Sepse nëse Sali Berisha jep dorëheqjen nga ofiqet politike opozita shqiptare do ta marrë të njëjtat vota. Ata vota që refuzojnë PS-në janë, kanë qenë dhe do të jenë pak a shumë në një linjë politike. Për Sali Berishën personalisht ka aq vota sa ai ka marrë si deputet i Tiranës në vitin 2021. Nëse Sali Berisha do të kërkojë një referendum se sa shqiptarë duan që ai të jetë lider i opositës, edhe mund ta bëjë, por në sondazhe del ibret jalem.

Nuk ka lidhje të votuesve të opozitës me personazhin Sali Berisha, se këtu është dhe duhet të jetë qëndrimi që duhet të mbajë lidershipi i opozitës ndaj Berishës.

Aktualisht e dime që ky qëndrim është i prerë vetëm nga disa politikanë të rinj që s’kanë qenë në PD. Kurse të tjerët edhe në formacionin e Lulzim Bashës, ende mendojnë për një bashkim, madje e tha vetëm Basha.

Po si mund të ketë bashkim me një njeri të konsideruar të padëshiruar nga aleatët e Shqipërisë ?

Ky është vërtetë debati që duhet bërë, e në fakt është bërë. Madje bëhet çdo natë. Berishën e do populli thonë. Po cili popull kur ai del 70% kundër?

Ky është problemi real. Sot nuk ka një lider opozitarë që të thotë troç e qartë se me Sali Berishën, opozita e PD-së de aleatët e saj nuk e fiton simpatinë e SHBA, Britanisë së Madhe e Perëndimit. Por ka një pakicë që thotë se edhe pa simpatinë e SHBA, Britanisë së Madhe e BE, Sali Berisha mund të qeverisë. Po me kë? Me kundërshtarët e Perëndimit: Rusinë e Kinën./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fari Pilafi: 18/06/2024 10:49

    Saliun e dojnë dhe disa të tjerë i detyrohen pse! Ato që e duan dhe ato që janë të detyruar është 800 tonshi në vit i kanabisit të Lazaratit që zoti Meçe e tha mbrëm në Report TV prandaja e dojnë non gratën

    Përgjigju
  • Nongrata: 18/06/2024 09:38

    PD ishte partia më Grata nga çdo parti tjetër në Shqipëri! Edhe kur populli nuk e votonte dhe e shpallte nongrata, për karshillik ajo shpallej Grata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Dështon takimi në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç, presidenti serb: Nuk jam takuar me homologun e Kosovës

Dështon takimi në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç, presidenti serb: Nuk jam takuar me homologun e Kosovës