Ceka:Kjo nuk është Shqipëria
që ëndërruam para 27 vitesh

Ceka:Kjo nuk është Shqipëria<br />që ëndërruam para 27 vitesh<br>
I ftuar në një intervistë për Report Tv, me rastin e 27-vjetorit të rënies së regjimit, Neritan Ceka ka ndarë eskperiencën e tij të para 27 viteve. Ai ka drejtuar protestën e 20 shkurtit 1991, me parrulla dhe marshim përpara.  “Aq me vrull e kisha, sa në vend që të thoja mos i besoni komunistëve, kam thënë mos i besoni demokratëve”.

Ai shprehet se kanë rrezikuar, por turma ishte shumë e ndërgjegjshme dhe e vetëdijshme për qëllimin e saj: mbrojtjen e lirisë. Ka pasur tre vajtje-ardhje nga Lana për në shesh.10 mijë vetë më ndiqnin si një trup i vetëm. Shkonim tek sheshi dhe bënim fjalime, të ulur mbi rrënojat e bustit të Enverit. Neritan Ceka thotë se situata dhe ditët që erdhen ishin të rrezikshme. Ishin ditë fanatizmi dhe dogmatizmi të atyre që nuk shkëputeshin dot mendërisht nga regjimi. Ai përmend ngjarjen e shkollës së bashkuar ku ishte krijuar një komitet i cili nuk pranoi Ministrin e mbrojtjes, bëhej fjalë për grusht shteti. Ai ka shkuar tek shkolla e bashkuar bashkë me Agron Likën.

Erdhën të shtëna nga shkolla. Berisha më pati thënë tu thoja se ky është një grusht shteti e do përfundoni në gjyq ushtarak dhe e bëra. Atëherë ishte kurajo e madhe

Sa e kujtojnë shqiptarët këtë ditë?
"Ishin ditët e gjithë popullit. Berisha, Gramoz Pashku, Preç Zogu, Blendi Fevziu ishin prezentë në grevën e urisë.:, përgjigjet Neritani. Ai thotë se 100 ditët pas rrëzimit të bustit nuk kishin një program veç atij për të rrëzuar komunizmin. “Po jetuam edhe këto 100 ditë, kjo Shqipëri nuk vdes më, thoja atë kohë”, shprehet Neritani.

Po sa i përket Ramiz Alisë?
Sa i përket Ramiz Alisë, ai thotë se Alia bënte lojë të dyfishtë, herë ishte me demokratët e herë me komunistët. Neritani thotë se Alia është shprehur se po të ishte i ri do të donte të jetonte në demokraci. Në lidhje me zgjedhjet e 31 marsit Neritani shpreh zhgënjim. "Megjithatë, qemë me fat që nuk patëm një diktator më të egër se Ramiz Alia”, shton Neritani Ceka.

A morët atë që meritonit pas asaj dite?
"Është një histori që nuk ka të bëjë me sot, me atë që vjen pas, është revolucion. Por, nuk mund të them se Shqipëria që kemi sot është ajo që menduan studentët."

A duhet të ishim disa hapa para? 
Ka propagandë me çështjen e BE. Kur të shkojmë atje do të na vënë standarde që nuk i plotësojmë, do të kemi disa pasoja që ne nuk ja kemi thënë popullit. Ky vend nuk është gati për BE. Ne jemi me popullin, me qytetarët por mendoj se jemi një shtet shumë i ri ende për këtë hap”, përfundon fjalën Neritan Ceka.

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës