/ATSH-Z.Tosku/- Eshte celur sot panairi i studimeve jashtë vendit. World Eduaction Fair vjen sërisht në Tiranë, për të katërtën herë për të prezantuar mundësitë e studimeve jashtë vendit, për të gjithë nxënësit dhe studentët.
Në panairin e organizuar ne Tirane u prezantuan shkolla të mesme, Universitete dhe kampe verore.
Në panair ishin prezentë përfaqësues të institucionve arsimore nga Britania e Madhe, Zvicra, Gjermania, Spanja, Italia, Holanda, Greqia dhe SHBA.
Gjatë një interviste të dhënë për ATSH-në, titullari i projektit World Education Fair, Zvetlan Danev, u shpreh se "në Shqipëri për herë të parë kanë qënë të pranishëm para katër vjetësh, nderkohe qe si agjenci konsulence ka afro 25 vite aktivitet".
Në Shqipëri janë gjashtë konsulentë, të cilët janë trajnuar jashtë vendit, si në Gjermani, Britani, Francë etj.
Sipas Danev, studentët mund të aplikojnë falas dhe ne i ndihmojmë që të mund të zgjedhin fushën e studimit, vendin dhe të jemi prezentë gjatë procesit të aplikimit.
Titullari i projektit World Education Fair , Zvetlan Danev
"Ka edhe bursa të cilat ofrohen për studentët shqiptarë që shkojnë nga 60-100% të paguara nga një universitet apo shkollë përkatëse, që ofron akomodimin, udhëtimin, shkollën falas", tha Danev.
Ndërkaq, ai nënvizoi faktin se ka shkolla të cilat ofrojnë bursa studimi, ku krahas kritereve të kërkuara, të kërkojnë edhe një ese për të bërë, ku nxënësi apo studenti mund të përzgjidhet edhe nëpërmjet kësaj të fundit.
Duke ritheksuar bursat, Danev ndër të tjera nënvizoi edhe faktn se familjet me pak të ardhura mund të jenë edhe një element i rëndësishëm për përzgjedhjen e studentëve apo nxënësve.
Gjatë intervistës, Daniv nuk harroi të permendi edhe partneritetet me 200 institucioneve, kryesisht nga vendet skandinave, Anglia si dhe intitucioneve private siç janë kampet verore. Çdo vit, tha ai, ka mbi 2.500 studentë të cilët marrin konsulta pranë organizatës së tyre dhe 1.500 pjesmarrës në panair.