Zyrtarisht u finalizua Kodi i ri Elektoral. Si e vlerësoni në tërësi ligjin e ri zgjedhor për ndryshimet e bëra dhe për ato që u cilësuan si pika të nxehta?
Sikurse kam deklaruar, vlerësimi im është se nuk jemi kurrsesi përpara një reforma të mirëfilltë zgjdhore, sepse nuk kemi ndryshim të një pjese të rëndësishme të kodit zgjedhor. Reforma e mirëfilltë zgjedhore konsiston në marrjen në konsiderim të sistemit zgjedhor dhe elementëve të tjerë shumë të rëndësishme që lidhen me administrimin e zgjedhjeve. Ndryshimet janë të tilla, që kanë përmbushur interesin dhe kërkesën e një pjese të politikës shqiptare, kryesisht të opozitës dhe PS, që kanë të bëjnë me ndryshimin e përbërjes faktike të KQZ dhe me mënyrën sesi zgjidhet kryetari i KQZ, që konsistojnë në transparencën e listave të zgjedhësve, procesin e apelimeve, financimin e partive, reklamat televizive, sjelljen e administratës zgjedhore etj. Në pikëpamje politike ka korrur një fitore, por kurrsesi nuk mund të thuhet se pala tjetër ka humbur. Janë ndryshime që synojnë përmirësimin e administrimit të sistemit zgjedhor.
Duhet që realisht të bëhet një tjetër reformë zgjedhore, që do të përmbushë kërkesën e partive të vogla?
Për të qenë i sinqertë, është e vështirë, jam skeptik nëse ekziston mundësia e koha për të bërë një ndryshim të sistemit. Ndonjë përshtatje ose korrigjim mundet të merret në konsideratë përndryshe do të jetë e vështirë, koha është e ngushtë. Nëse ky sistem mundet të korrektohet të ketë disa ndryshime, pa impakte zinxhire, shanset dhe mundësitë janë. Është një sistem zgjedhor, i cili nuk është shumë i përshtatashëm në kuptimn e gjerë të fjalës për vendin tonë, traditën politike historike. Nuk e di se kush është qëllimi i atyre që e kanë zgjedhur. Kanë dashur të rrisin përfaqësimin apo të sigurojnë një qeverisje të fortë e të qëndrushme. Sistemi aktual nuk i përmbush këto karakterisitika në mendimin tim.
Hapja e materialeve zgjedhore nga dy anëtarë, ka qenë edhe në 2009 por nuk është respektuar. Mendoni se ndërhyrja që ju bë, do e bëjë të zbatueshëm?
Ashtu sikurse ka qenë shkruar në Kodin Zgjedhor ka qenë e qartë. Me kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-së, ajo ka qenë e detyruar të bënte hetim dhe verifikim të dokumentacionit dhe rivlerësim të fletëve të votimit. U gjykua se nuk duhet të kishte këtë kuptim. Tani kanë ardhur në një tjetër zgjidhje, sipas së cilës kur ka arsye të bazuara dy anëtarë të KQZ mundet të kërkojnë verifikim apo vlerësimin e fletëve të votimit në një proces shqyrtimi të një ankimi të caktuar. Është mundësi që i jepet pakicës për të pasur akses më të madh në kontrollin e procesit.
Ju folët që PS doli e fituar edhe pse ajo ka goditur kreun e KQZ në zgjedhjet e 2011. Tani që do të kalojë sërish kryetari me 71 vota, mendoni se do të jemi në të njëjtën situatë?
Nuk jemi përpara një fitoreje, por përpara përmbushjes së kërkesave politike që nuk shkon në kundërshtim me interesat e krahut tjetër politik. Mund të kosiderohet politikisht arritje, e jo fitore. Kuptohet kryetari i KQZ do zgjidhet me shumicën absolute të votave të anëtarëve të parlamentit, por mënyra sesi shkohet është disi ndryshe nga ajo më përpara, nëse kandidati për kryetar sipas ligjit aktual vjen si propizimin vetëm i partive tani u jepet e drejta edhe subjekteve të tjera apo individëvë që të konkurojnë. Kandidati do të kalojë në një proces selektimi që kalon në anëtarët e komisonit të ligjeve. Pra kjo krijon një lloj filtrimi. Është mundësi më e mirë për të shkuar në një kandidatërë më të mundshme për të gjitha krahët e politikës.
Votimi do të jetë sërish me 71 vota...
Nëse do të jetë kanditarë e spiktaur duke pasur parasysh mazhorancën e somte që nuk përfaqësohet vetëm nga një parti politike ka shanse të mos jetë një figurë që është e parapëlqyer vetëm nga një forë politike e caktuar. Kemi qeveri koaliconi që ka disa parti dhe janë shanset për të "bërë një pazar politik".
Në dy qytet të mëdha do të kemi instalimin e teknologjisë së re. Si e komentoni, sa është në interes të transparencës?
Kam qenë kundër përdorimit të teknologjisë së informacionit, por zhvillimi i këtij procesi me një kampion të caktuar është një zgjedhje e mirë. Përdorimi është elementi i munguar i garancive të procesit zgjedhor, në ato raste kur procesi shikohet me mosbesimin nga një pjesë e politikës ka shumë mundësi që përdorimi ta thellojë më shumë krizën e besimit. Përdorimi pilot vetëm në një njësi të caktuar është pozitive se do të shërbejë si test për të ardhmen. Nuk do të isha "pro" që të përdorej në këto zgjedhje në të gjithë territorin e vendit. Veç efektin e shpejtësisë dhe për aspektin e transparencës kam dyshime. Leximi i letërnjoftimeve është proces që jo domosdoshmërisht do të rrisë garancinë, testi do të na japë përgjigje nëse ja vlen për tu përdorur në raunde të tjera.
Në vitin 2000-2006 misioni i OSBE/ODIHR në Shqipëri ka pasur vlerësime, dhe në këtë kohë e drejtonit ju, pse ky mendim ndodhi ndryshe me këtë KQZ?
Kur më është dhënë rasti e kam thënë sesi ishte ndërtuar ky institucion, KQZ jepte garanci që të vepronte në mënyrën kolegjiale, të pavaruar, e të paanshme. Nëse i referohemi raporteve të vëzhguesve ndërkombëtar vendas, por edhe partive politike kemi konstatuar se kjo formulë nga 2000-2006 ka marrë vlerësime pozitive më të mira se ato të zgjedhjeve të kaluara nëse lexojmë raportin 2001. KQZ ka marrë vlerësime pozitive në 2003 për të ardhur në vitin 2005, që në këto zgjedhje për herë të parë patëm rotacion pushteti kushtetues e ligjor të qetë e paqësor. Nuk është vetëm meritë e KQZ, por edhe meritë e qeverisë së kohës, presidentit dhe partive. Fakti është fakt, që KQZ në përfundim të zgjedhjeve të 2005 ka marrë vlerësime pozitive si një insititucion i tërë, i administratës zgjedhore. KQZ është vlerësuar si institucion i pavaruar e i paanshëm. Ndryshimi i formulës, bërja partiake e këtij institucioni ul kredibilitetin e tij si institucuion.
Do jeni pjesë e një konkurimi?
Për kryetar të KQZ nuk e besoj. Besoj se e kam mbyllur këtë kapitull.
Mund të jetë edhe ftesë për punën e verësuar gjatë kohës që ju e keni drejtuar KQZ-në?
Nuk e besoj se do të ketë një ftesë nuk kam asnjë aspiratë të paktën deri tani për të konkurruar për kryetar të KQZ.
(Intervista u botua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)