Çelja e negociatave, më 28 korrik PS organizon manifestim të madh në sheshin 'Skëndërbej'

Çelja e negociatave, më 28 korrik PS organizon manifestim të madh në sheshin 'Skëndërbej'

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE te kryeministria

Në kuadër të çeljes së negociatave, Partia Socialiste po përgatitet për të mbajtur një manifestim të madh në Sheshin Skënderbej.

Burime bëjnë me dije se manifestimi do të mbahet në datën 28 Korrik, në orën 19:00. Kryeministri Rama ka lënë porosi drejtuesve të qarqeve që të organizohen për  një manifestimi të madh me sa më shumë qytetarë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesit politik të qarqeve, pasi kanë zhvilluar takimin me Ramën, kanë nisur takime me kryetarët e degëve, ku kanë pasuar porosinë që të mbledhin sa më shumë qytetarë në manifestim.

Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita. 

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joni: 22/07/2022 14:00

    bobo si mitingu xhelil gjonit

    Përgjigju
  • Kapedani: 22/07/2022 00:09

    Lart e më lart o shokë flamujt e kongreseve.

    Përgjigju
  • Artan: 21/07/2022 23:14

    Me kujton mitingjet e Sales per Naton dhe besoja se te tilla veprime idote politike ishin tipike per Berishen. Si duket jame tipike per kedo qe ne krye te qeverisjes ka kapur dhe abuzon me pushtetin. Sic thonte dhe i paharruari Agolli, ka humbur humanizmi dhe kafsha eshte gjithandej.

    Përgjigju
  • Real: 21/07/2022 21:49

    Perfitimi tek njerezit e zakonshem eshte tek hapja e kapitujve dmthn te konferenca e dyte!!!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 21/07/2022 19:33

    Filluan farsat,autolevdatat,show tragjikomike te kmrilindas. Turmat duhen orientuar drejt populizmit,militantet zorrthare duhet te ngopen me luge te zbrazur. Sa i ngjashëm me duket ky "manifestim" i edirilindjes me mitingun e madh te veres 1990 te organizuar nga ramizalia+xhelilgjoni ne te njejtin vend dhe shqiptaret e futur ne ambasada perendimore i quajti "jashteqitje te kombit". Çte besh??? Duhen karikuar baterite e skaduar te KLANSEKTIT PS,PD,LSI per te mbajtur akoma pushtetin dhe mbjell varferi masive,padrejtesi,krim dhe GRABITJE e vjedhje pasurishe te tundeshme e te patundeshme......

    Përgjigju
    • Cubel breca: 21/07/2022 20:53

      Ty uku te paska mbetur ora ne shpellen e dragobis. Ka ndryshuar cdo gje nga ajo koh. Duhet me ecur me Europen. A po harrova po nuk udhehoqi shqupi me saliun akrepat e ores nuk rrotullohen.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI