Kryetari i Parlamentit turk, Cemil Çiçek, i ndodhur në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), vizitoi Jetimoren (Shtëpinë e Fëmijës) "Zyber Hallulli" në Tiranë,  raporton Anadolu Agency (AA).
Çiçek i cili mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të automjetit ndaj këtij institucioni mundësuar nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim dhe iniciativa e bashkëshortes së tij, në një deklaratë, ai theksoi se kjo jetimore ku qëndrojnë 48 fëmijë është restauruar nga TIKA. Ai gjithashtu ka rikujtuar se TIKA ka ofruar edhe ndihma të tjera të ndryshme.
Kryetari i Parlamentit turk ka theksuar më tej se gjatë një vizitë më parë në Shqipëri bashkëshortja e tij ka vizituar këtë institucion dhe më pas i ka transmetuar atij nevojat e këtij institucioni. "Bashkëshortja ime duke marrë iniciativën, duke e cilësuar si një detyrë për të kur erdhi në Turqi ajo kontaktoi me miq bamirës dhe me kontributet e saj ajo mundësoi këtë mjet shërbimi për institucionin".
Çiçek duke u shprehur se çdokush duhet të tregojë interes ndaj fëmijëve, theksoi se "Turqia, si në Ballkan, apo në Shqipëri dhe në çdo vend të botës nëpërmjet TIKA-s ashtu siç bëjmë edhe ne duhet të bëjmë të pamundurën për të ndihmuar këta fëmijë". Ai shtoi më tej se "sipas të ardhurave kombëtare Turqia është vendi i cili kryen më shumë ndihma dhe kjo është një e veçantë e kombit turk dhe për këtë falënderojmë popullin tonë".
Kryetari i Parlamentit turk së bashku me bashkëshorten e tij, Gülten Çiçek duke shprehur gëzimin e emocioneve të përjetuar me fëmijët tha se "Është një emocion i bukur. Është një ndihmë pa një pritshmëri. Për këtë jam i gëzuar. Në dashtë Allahu që të jemi shkak në të gjithë botën për gjëra të mira dhe të bukura".
Ndërsa Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë,  Zhaneta Beqiri shprehu falenderimet e saj ndaj TIKA-s, Turqisë dhe popullit turk për ndihmat ndaj tyre.
Beqiri duke shtuar më tej se TIKA është institucioni i cili ka kryer më shumë ndihma për këtë institucion ajo u shprehu se "për çfarë kemi patur nevojë ata na janë përgjigjur duke na ndihmuar".
- Cemil Çiçek takon Nishanin dhe viziton zyrat e TIKA-s në Tiranë-
Ndërkohë pjesë e axhendës së vizitës së kryetarit të Parlamentit të Turqisë në Shqipëri ishte edhe takimi me presidentin shqiptar, Bujar Nishani. Në këtë takim, Çiçek shoqërohej edhe nga ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar. Ndërkohë kryeparlamentari turk ka zhvilluar edhe një vizitë në zyrat e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Koordinim në Tiranë.
Në kuadër të takimeve në Shqipëri, Çiçek shoqërohet nga deputeti i Partisë AK në Ankara, Seyit Sertçelik dhe deputeti i Partisë CHP i qytetit Bal?kesir, Haluk Ahmet Gümü?. Kryetari i Parlamentit të Turqisë, ka mbërritur sot  Shqipëri, pasi do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)./atsh/