Censi 2023, drejtoresha e INSTAT: Procesi po shkon mirë, janë realizuar 800 pyetësorë

Sot ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave. Drejtoresha e INSTAT në një deklaratë për mediat tha se procesi po shkon mirë dhe se deri më tani janë përfunduar rreth 800 pyetësorë. Dhuli u bëri thirrje qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin. Dhuli tha se anketuesit do jenë në terren edhe pasdite, me qëllim që të takohen edhe me ata qytetarë që paradite kanë qenë në punë.

"Sot ka nisur zyrtarisht Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023. Data 18 shtator konsiderohet dita e Censit të Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri. Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë punonjësit e INSTAT, anketues, kontrollorë, mbikëqyrës kanë dalë në terren për të numëruar popullsinë rezidente në Shqipëri dhe kushtet e tyre të banesës. Ky është një proces statistikor, por me përmasa të mëdha dhe të një rëndësie të veçantë për vendin. Deri tani, referuar sistemit të monitorimit, si dhe nga përfaqësuesit e INSTAT në terren, procesi po shkon mirë. Janë regjistruar në aplikacion pjesa më e madhe e anketuesve (85 %); janë në proces intervistimi rreth 1.500 intervista prej të cilave janë përfunduar rreth 800 pyetësorë.

Procesi është dinamik dhe po shkon sipas pritshmërive. Intervistat do të vazhdojnë edhe pasdite për të mundësuar kontaktimin me qytetarët të cilët gjatë paradites kanë qenë të angazhuar me punë. Duhet të theksojmë se ky aktivitet do të zgjasë 6 javë. INSTAT në mënyrë të vazhdueshme do të japë informacion mbi ecurinë e këtij aktiviteti.

Të dhënat e grumbulluara më pas do të përpunohen për prodhimin e statistikave zyrtare të rëndësishme për: Hartimin e politikave dhe vendimmarrjeve bazuar në shifra, nivel qendror dhe lokal; Lehtësimimin në planifikim për ndërtim kopshte, shkolla, spitale, parqe, etj; Lehtësimin në vendimmarrje nga komuniteti I biznesit. Konceptimin dhe krijimin e regjistrave statistikorë të popullsisë rezidente, ndërtesave dhe banesave. Ftojmë çdo individ rezident në Shqipëri t’i kushtojë disa minuta procesit të numërimit, duke bashkëpunuar me anketuesit të cilët ndodhen në terren, pasi Censi është një e mirë publike në interes të çdo qytetari”, tha Dhuli.


Lajmi kryesor:

Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023! Realizohen 800 pyetësorët e parë! Gjobë 50 deri në 100 mijë lekë të rinj kush nuk përgjigjet ose gënjen! Rezultatet në qershor 2024


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)