Censusi, Ekonomi: Shqiptarët
po largohen nga vendi

Censusi, Ekonomi: Shqiptarët <br />po largohen nga vendi
TIRANË – Pas publikimit të rezultave të censusit (siç po përdoret rëndom kohët e fundit) ekspertët e statistikave japin alarmin se shqiptarët po lënë vendin bashkë me familjet e tyre.
Ish drejtoresha e INSTAT Milva Ekonomi në një intervistë për agjencinë e lajmeve Shqiptarja.com shprehet skeptike lidhur me shifra e publikuara duke shpjeguar se përllogaritja e shqiptarëve në emigracion është një shifër fiktive. Si e tillë, në vendin tonë një llogari e tillë është e pamundur.

Zonja Ekonomi, si e shikoni censusin, rezultatet e të cilit u publikuan dy ditë më parë?
Censusi (edhe pse mendja me vehte shpesh ta quaj regjistrimi i popullsisë dhe banesave) dhe publikimi i rezultateve paraprake të tij është pa dyshim një ngjarje e rëndësishme në jetën statistikore të vendit. Të dhënat paraparake bëhen të disponueshme në saj të punës së gjithë strukturës të regjistrimit dhe mbështeten në forma përmbledhëse informacioni mbi njësitë territoriale unike të regjistrimit. Këto rezultate janë të dhëna të perkohshme, të cilat bëhen definitive me përfundimin e regjistrimit në formë elektronike të pyetësorëve individualë, por gjithsesi janë shumë të rendesishme. Ato pak a shumë tregojne se në cfare vlerash janë treguesit demografikë të vendit, si p.sh totali i popullsisë banuese, numri i meshkujve dhe femrave, numri i njësive ekonomike familjare etj. Por shifra prej 2,831,741 persona duhet të na bëjë të mendojmë se diçka po ndodh.

Sipas ketij rezultati verehet mes te tjerash tkurrje e popullsise me afro 7%. Cilat mendoni se janë arsyet e tkurrjes dhe sa e beuseshme mund të jetë kjo shifër?
Unë mendoj se duhet ta shohim këtë shifër pak më gjerë dhe tabela e mëposhtme na ndihmon :
Popullsia REBPOBA 2001 3,069,275 persona
Popullsia 1 Janar 2010 3,194,972 persona
Popullsia Census 2011 2,831,741 persona
Popullsia sipas shteses natyrore (REBOPA+ 10 vite lindje-10 vite vdekje)
3,303,748 persona

Pra, diferenca e popullsisë sipas dy regjistrimeve është 7,7 perqind. Kjo diferencë po të shihet midis censusit dhe popullsisë sipas shtesës natyrore rezulton të jetë 14,2 perqind. Këtu i referohemi të dhenave të INSTAT të vendosura në faqen e tij ëeb (Lindjet, vdekjet dhe stesa natyrore 1998-2008). Për vitin 2009 të dhenat janë ne botime të INSTAT, por nuk janë vendosur te tabela dhe per vitin 2010, 2011 vlerësoj se shtesa natyrore e popullsisë është 234, 474 persona. Diferenca midis popullsisë me shtesën natyrore dhe popullsisë në cenus rezulton të jetë 472,007 persona “jo në census”. Këta janë personat e munguar në regjistrim, të cilët kanë dy mundësi të mos jenë pjesë e censusit; ose nuk janë pergjigjur ose janë në emigracion.
Po t’i referohemi rezultateve paraprake të regjistrimit thuhet se 29,355 persona nuk janë pergjigjur, të cilët përbëjnë 6,2 perqind të personave “jo në census”, ndërsa pjesa tjetër prej 93,8 perqind ose 442,672 personash rezulton të jetë në emigracion.
Nisur nga praktikat e ndeshura më shpesh në terren, zakonisht një regjistrues ka kryer intervistën me kryefamiljarin dhe prandaj mund të kete një opsion të dytë që ky numër prej 29,355 refuzuesish të ketë qenë numër kryefamiljarësh. Po në të njëjtin botim të INSTAT thuhet se familja mesatare shqiptare sot ka 3,8 anëtarë, kështu ne mund të kemi potencialisht tëe munguar 111,549 persona të cilët përbëjnë 23,7 përqind të shifres së popullsisë që nuk u gjet në census. Ata që jane larguar me emigracion janë përsëri shumë dhe përbëjnë 360, 458 individë ose 76,3 përqind të personave “jo në census”.
Unë mendoj që, pakësimi i numrit të popullsise i detyrohet mëshumë largimit nga vendi se sa refuzimeve. Këtë konkluzion e verifikon edhe një e dhënë tjetër e botimit që është numri njësive ekonomike për një banesë të zënë, i cili është tregon se është lehtësisht më i përmirësuar në krahasim me 2001, por është përsëri i qëndrueshëm. Regjistrimi i vitit 2001 tregonte se numri i njësive ekonomike familjare për banesë të banuar ishte 1,04 dhe censusi 2011 tregon se ky koeficient është 1,02.

Sipas deklaratave të dhëna nga INSTAT, rezulton se 1.4 milion shqiptarë banojnë jashtë Shqipërisë, dhe në këtë grup nuk përfshihen edhe shifra prej 442,672 që ju përmendni si « të zhdukur ». Si shpjegohet ?
Kur flasim për 2,831,741 persona duhet të keni parasysh se është popullsia brenda kufijve të Shqipërisë, sepse emigracioni dhe çdi shifër që mund të publikohet për këtë kategori është fiktive. Kjo, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë instrument që mund të përcaktojë numrin e emigrantëve, sidomos të atyre të shpërngulur familjarisht. Do të duhet shumë kohë që Shqipëria të ketë një shifër të përafërt të emigrantëve në botë. Por, ajo që mund të bëhet është që të krahasohen të dhënat më rregjistrimin e viti 2001 për të parë nëse largimet nga vendi janë të më mëdha apo më të vogla se vitin 2011, kur kemi edhe rotacion në qeverisjes.

Kryeministri Berisha tha në mbledhje qeverie se vendi është bere komb urban, pasi 53% e popullsise jeton ne qytet. Madje renditi Kamzën dhe Paskuqanin si dy prej 10 bashkive më të medha në vend. Kjo lëvizje demografike çfare impakti mund të ketë??
Që popullsia ka lëvizje urbane kjo është e dukshme, por që këto janë shifrat është pak si shpejt të gjykojmë. Të dhënat preliminare mbështeten më shumë në mënyrën se si organizohet regjistrimi dhe si të tilla mbartin në mënyrë të natyrshme edhe disa gabimeve që vijnë prej ndarjes territoriale. Por, ky urbanizim përbën një risi që duhet studjuar me kujdes.

Sa kredibel është INSTAT në punën e tij për këtë rregjistrim, por edhe peër publikimet e herëpashereshme që ben për eksportet apo çështje të tjera të këtij karakteri?
INSTAT duhet të informojë më shpesh, duhet të ndjekë kalendarin e parashpallur të publikimeve dhe duhet të verë në sherbim të përdoruesve shifra jo vetëm në formë relative. Nëse INSTAT do të kishte publikuar shifrat në numër absolut të popullsise që vjen nga AFP (Anketa e Focave te Punës) apo ABF (Anketa e Buxhetit të Familjeve) aktivitete që tashme i kryen në mënyrë periodike, popullsia në census do të kishte ardhur në menyre të natyrshme në këto nivele. INSTAT duhet të jetë i vetëdijshëm se statistikat që ai prodhon janë një e mirë publike dhe i takojnë të gjithë studjuesve, jo vetëm atyre qeveritarë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Keidi Bare mbetet në Spanjë, mesfushori i Kombëtares firmos për tre sezone me ekipin e ri

Zyrtare/ Keidi Bare mbetet në Spanjë, mesfushori i Kombëtares firmos për tre sezone me ekipin e ri