"Mirënjohje dhe shumë respekt për të gjithë Ju Pedagogët e Stafi Akademik i APB. Në saj të vlerave dhe kontributeve Tuaja Akademia Profesionale e Biznesit, listohet në vendin e 6 dhe të 9, ose në 10 IAL më të mira në vend.
Ky vlerësim na bën krenarë, ne dhe studentet tanë. Jo vetëm kaq, Ky vlerësim ka rritur kreditet dhe besimin e APB ne të gjithë Tregun e Arsimit te Lartë në vend. Kjo duket veç të tjerash edhe në rritmikën e shtuar deri me herë, të studenteve që zgjedhin me kënaqesi APB për të kryer studimet e larta. Edhe në kushtet e vështira të krijuara nga Reforma dhe Sistemi i regjistrimeve On line, për maturantet e këtij viti, APB përsëri me rezultatet e Raundit te pare të regjistrimeve ka arritur nivele shumë më të larta nga mesatarja e IAL të tjera", theksoi presidenti i APB, Ylber Bezo.
Në këtë ceremoni, Akademia Profesionale e Biznesit zyrtarizoi përmbylljen e Studimeve të Larta në të dy Ciklet e studimeve, Bachelor dhe Master, në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtesisë me rreth 200 studentë, të cilët fitojnë një status tjetër, atë të një kandidati profesionist, me Arsim të Lartë që do të përballet me shumë kompetencë me kërkesat e Tregut të Punës.
(Ceremonia e diplomimit në APB)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com