Në shkollën profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik sot u inaugurua një fermë eksperimentale, një projekt i vënë në jetë nga MASHAV - Agjencia Izraelite për Zhvillim, e cila do të shërbejë si një platformë edukimi, trajnimi dhe demonstrimi për nxënësit dhe fermerët, të cilët do të mund të përdorin metoda inovative për kultivimin e produkteve bujqësore.
I pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se ky investim përfaqëson një tjetër hap drejt modernizimit të infrastrukturës bujqësore dhe nxitjes së një bujqësie më efikase, më inovative dhe më konkurruese përmes përdorimit të teknologjive të reja, duke shënuar njëkohësisht edhe një kapitull të ri zhvillimi dhe përparimi mes Shqipërisë dhe Izraelit.
“U jemi shumë falënderues miqve tanë izraelitë për këtë kontribut këtu dhe duket si një kopësht i thjeshtë, por në fakt është zemra e një ferme eksperimentale ku këtu bëhen eksperimente me kultura të ndryshme, ndërkohë që në anën tjetër janë edhe bletët me të cilat punojnë nxënësit së bashku me pedagogët.
Me shumë kënaqësi pashë që shifrat e interesit për t’u bërë pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës, janë rritur në mënyrë të ndjeshme, dhe kjo vjen si rezultat i faktit që vajzat dhe djemtë e këtij vendi po shohin një mundësi për t’u edukuar dhe për të arritur të marrin idenë siç lexohet, nuk e lënë atë mundësi të pashfrytëzuar dhe të gjitha ato paragjykime të krijuara për fshatin, bujqësinë, bien si kështjella rëre kur një mundësi reale shfaqet”,- tha Rama ndër të tjera.
lajm në përditësim...
Komente











