Në ambjentet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e certifikimit të 80 efektivave të rinj të Forcave të Lëvizshme Operacionale, në Policinë e Shtetit.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, vleresoi seriozitetin e treguar gjatë kryerjes së kursit për Patrullë të Përgjithshme si dhe për rezultatet e larta si në teori, ashtu edhe në praktikë.
Më tej Drejtori i Policisë së Shtetit Çako theksoi se "ju jeni pjesë e rëndësishme e strukturave të Policisë së Shtetit dhe në veçanti të Forcave të Lëvizshme Operacionale . Dijet që keni marrë këtu, t'i përçoni në strukturat ku do punoni me qëllim ngritjen e profesionalizmit të strukturave, në respekt të plotë të lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, për një polici profesionale e sa më afër qytetarit. Ju uroj suksese dhe jam i bindur se me profesionalizmin tuaj dhe freskinë e moshës do të ndihmoni në përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit, që të gjithë së bashku po punojmë e përpiqemi ta përmirësojmë dita ditës, kjo edhe si domosdoshmëri e pritshmërisë së qytetarëve për Policinë".
Në fund u shpërndarë çertifikatat për 80 "ish-Komando" të ushtrisë, të cilët janë përzgjedhur me konkurs. //atsh//
/Shqiptarja.com