Çfarë është 'Omicroni tinëzar', po godet një pjesë të Europës

Një pjesë e Evropës po tenton të lehtësojë masat kufizuese kundër Covid-19, por mundësia e një vale të re të virusit është duke shkaktuar shqetësim në komunitetin shkencor.

Nënvarianti i variantit Omicron, BA.2, i cili po quhet edhe “Omicroni tinëzar”, duket se po fiton terren në pjesë të caktuara të botës, përfshirë Danimarkën dhe Britaninë e Madhe, shkruan Euronews.

Quhet tinëzar pasi po shkakton frikë se një lloj i ri i virusit është duke u përhapur në mënyrë aktive nëpër komunitet.

Agjencia për Siguri Shëndetësore e Britanisë së Madhe e cilësoi BA.2-shin si variant nën hetim përderisa shkalla e tanishme e rasteve është shumë e ulët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Omicroni, ka tri nënvariante kryesore: BA.1, BA.2 dhe BA.3. Deri tani ka mbizotëruar nënvarianti BA.1.

Megjithatë, në disa vende, nënvarianti BA.2 ka filluar që të përhapet më shpejt. Në Danimarkë, ai tashmë përbën gati gjysmën e rasteve të Omicronit.

Shtetet tjera si Britania e Madhe, Norvegjia dhe Suedia gjithashtu po përballen me rritje të rasteve me nënvariantin BA.2, ndonëse jo në masë të njëjtë.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia