Çfarë konsumuan liderët e BE-së në Tiranë? Shefi i kuzhinës zbulon detaje në Report Tv: Kisha një muaj që e studioja këtë drekë

Shefi i kuzhinës Fundim Gjepali i cili pati privilegjin t’u gatuajë liderëve të BE-së komentoi në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu eksperiencën e tij në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Gjepali u shpreh se dreka ishte e ndarë në dy mënyra të ndryshme, pra shërbehej peshk dhe prodhime deti për kryeministrat dhe ndryshe për ambasadorët dhe presidentët. Kryeministrat konsumuan peshk dhe prodhime deti ndërsa ambasadorët dhe krerët e shteteve prodhime tradicionale shqiptare.

‘Dreka ishte me produkte shqiptare nga jug në veri, edhe pijet ishin krejtësisht shqiptar. Dreka ishte bërë në dy mënyra të ndryshme, për kryeministrat ndryshe ndërsa për presidentët ndryshe.

Për kryeministrat dhe krerët e shteteve ishte menu peshku ndërsa për presidentët dhe ambasadorët ishte tërësisht tradicionale. Kisha një muaj që e studioja dhe e mendoja këtë drekë. Shkoi mirë.’- tha ai.

Shefi i kuzhinës tregoi se kishte marrë një qasje shumë të mirë nga të gjithë liderët botërorë në drekën e djeshme ndërsa tha se gastronomia shqiptare dhe produktet vendase janë në nivele evropiane.

‘Ministri i Jashtëm britanik e pëlqeu shumë dhe e kishte komentuar edhe gjatë një takimi dhe mu bë qejfi. Bisedova dhe me Scholz dhe Ruttë, ishin shumë të komunikueshëm dhe shumë normal. Pjesa e gastronomisë po ecën. Produktet shqiptare janë në nivele evropiane.’- tha ai.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë