Aktorja Olta Gixhari ka treguar se nuk do që të normalizojë marrëdhënien me moderatoren Zhaklina Gjolla.
Teksa po luanin “e vërtetë apo sfidë” në oborr, Zhaklinës iu dha sfidë që të shkojë dhe të bëjë paqe me Oltën.
Por reagimi i aktores ishte i prerë dhe komplet injorues: një shikim i ftohtë dhe asnjë fjalë.
Olta Gixhari është shndërruar padiskutim në një ndër banoret më të komentuara të BBV Albania. Së fundmi, ajo ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Zhaklinës, e cila u shpall edhe më e preferuara e publikut, ku zgjodhi që të dërgonte në rulotë aktoren së bashku me tenorin, Armaldo.