Aktorja Olta Gixhari është shtatzënë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Olta gjatë finales së Dancing With The Stars.
E veshur me një fustan të kuq, Olta i ka dhënë fund diskrecionit të shtatzënisë së saj, duke theksuar se është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet nënë për herë të dytë, por ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës.
Bora: Shihni sa e bukur që është. Tani më thoni kush ja jep këtë lloj bukurie kësaj gruaje?
Olta: Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur.
Bora: A duhet të marrë ndonjë nga këto tullumbacet rozë apo jo?
Olta: Unë nuk e di. Do të doja shumë që të ishte rozë, por nuk e di akoma. Kam vendosur të mos ta zbuloja ende gjininë. E rëndësishme është që është i shëndetshëm.