Çfarë tregoi skandali seksual dhe nevoja për katarsis në administratën publike

Çfarë tregoi skandali seksual dhe nevoja për katarsis në administratën publike

Ajo që do mbetet është thjesht një precedent më shumë në galerinë e këtyre historiçkave, si ajo e kryebashkiakut tjetër të Dibrës në vitin 2016, apo e rastin e një ministri të qeverisë Berisha në mars 2009 dhe e dy ministrave të qeverisë Nano në vitin 1997-1998. Tamam ashtu siç është bërë në rastet e tjera.

Do mbetet ajo që dimë të gjithë, e themi në zë, por askush nuk e ngre zërin: Ka edhe shumë raste të tjera kur zyrat e shtetit janë kthyer në vende ku shfryhen epshet e shefave. Dhe kjo tashmë nuk është një rast i veçuar e rastësor, por një fenomen që e ka pushtuar administratën.

Por, çfarë tregoi videoja me kryebashkiakun e Kukësit që u bë virale në celularet e shqiptarëve, duke u kthyer në temën kryesore të ditës për të gjithë shoqërinë dhe lajmi numër një në media dhe në rrjetet sociale?

Së pari, skandali seksual me kryebashkiakun Safet Gjici tregoi se një pjesë e titullarëve e trajtojnë detyrën shtetërore që mbajnë si një ofiq të trashëguar dhe zyrën e shtetit si pronë private. Më së shumti, me këtë mendësi, disa zyrtarë sillen si sulltanë të vegjël dhe dhespotë dhe me këtë status që i japin vetes në zyrë mund të bëjnë çtë duan dhe kur të duan. Gjatë orarit të punës, aty ata mund të shfryjë epshet e tyre seksuale dhe kjo u është kthyer në një normalitet.

Së dyti, tregoi degardim të pushtetit për një pjesë të zyrtarëve. Është fatkeqësi e madhe që mandati i tretë të qeverisë socialiste për një pjesë është një deviacion moral pa kufi. Persona pa moral dhe pa asnjë normë qytetare dhe institucionale e kanë degjeneruar statusin e zyrtarit dhe titullarit në atë pikë saqë posti dhe zyra janë kthyer në vende të kënaqësisë seksuale dhe jo të punës për tu shërbyer qytetarëve.

Së treti, tregoi goditjen e madhe që ka marrë shoqëria shqiptare. Në rastin më të mirë shoqëria jonë është e çoroditur dhe në rastin më të keq shthurja është kthyer në një normë bazike ku vlerat morale kanë rënë gjithnjë e më poshtë. Një nënë e një fëmije 12 vjeç kthehet në një aktore pornografike me qëllim të caktuar dhe këtë akt e kryen me një gjysh që ka grua, fëmijë, nip e mbesë, për të cilën thotë “jam në një lidhje”, tregon se sa poshtë ka rënë shoqëria jonë. Është fatkeqësi që një imoralitet i tillë për një pjesë është kthyer në normalitet dhe kjo është goditja më e madhe që ka marrë qeliza e shoqërisë sonë, familja.

Së katërti, tregoi rënien në një nivel kaq të ulët edhe të gruas shqiptare. Ajo që quhet baza e familjes dhe shoqërisë duket se ka dalë nga aksi real dhe i statusit të saj. Por, në një farë mënyre është shoqëria jonë që po e prodhon këtë model vajze dhe gruaje. Kush promovohet si model në shoqërinë tonë? Hidhini një sy televizioneve? Vajza pa asnjë vlerë dhe kontributi professional, por që dinë de kanë aftësinë të joshin meshkujt me trupin e tyre janë kthyer në modele për rininë dhe jo vetëm. Atëherë çfarë duhet të presim ne? Vërtetë statusi i vajzës, gruas dhe nënës në Shqipëri ka marrë goditje të rëndë.

Së pesti, tregoi se kjo video është simbolikë më tipike për nivelin dhe vlerën e administratës së shtetit dhe çfarë ndodh realisht në zyrat e shtetit. Këto ditë është kthyer në një lloj sporti që demokratët akuzojë socialistët për abuzim seksual në zyrat e shtetit me të njëtën mënyrë që kanë bërë edhe socialistë ndaj tyre kur ata ishin në pushtet. Por a ka qenë puritan administrata gjatë kohës kur PD ka qenë në pushtet? Përgjigja është e shpejtë dhe e prerë: Jo. Disa skandale janë bërë publikë gjatë kohës që PD ka qenë në pushtet por sa e sa të tjera që dihen në konfidencvë që nuk janë bërë publike dhe kjo çështje nuk është më as socialiste e e as demokrate.

Së gjashti, tregoi edhe mënyrën e reagimit të shoqërisë në masmedia, veçanërisht në rrjetet sociale. Të parët ishin mjeshtrat e memeve. Ata e shfrenuan fantazinë teksa në çdo 10 minuta publikonin një meme.

Në këtë hit parade besohet se kryememeja ishte posteri i zgjedhjeve të 14 majit dhe në krah një frame nga skandali me sloganin “Kukësi në duar të sigurta”. Të dytët ishin të indinjuarit. Mes atyre që shanin duke kaluar deri në mallkim kishte nga ata apo ato që ishin pothuajse si personazhi i videos por me të vetmin ndryshim i kishin shpëtuar publikimit. Megjithatë, ata nuk kishin asnjë molekulë turpi dhe e cilësonin Safet Gjicin një djall dhe gruan që kryente marrëdhënie me të një kurtizane që kishte dëmtuar moralin Shqipërisë.

Kaluan tre ditë që nga shpërthimi i skandalit seksual me kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe amplituda e reagimeve dhe idinjimeve në rrjet ka rënë. Një gotë verë do ta hedhë këtë histori në recycle bin dhe në e deshtë pak më shumë fati kryebashkiakun “in love”, ndonjë ngjarje e rëndë, apo skandal i një natyre tjetër në një cep tjetër të Shqipërisë, do ta sfumojë fare.

Edhe më i habitshëm ishte indinjimi i disa imoralëve të njohur publikisht që fatkqesësisht zënë edhe ekranet e televizioneve në mbrëmje medias që shesin dhe japin moral kur vetëm janë të zhytur në imoratet. Kanë braktisur fëmijët, kanë braktisur familjet, gratë, prindërit dhe shesin moral se çduhet të kishte bërë Safet Gjici!

Epo ky është kulmi. Ata vetë, thjesht i kanë shpëtuar rrjetës së publikimit por rastet e tyre janë vërtetë shumë herë më të rënda se videoskandali me Safet Gjicin. Por, jetojmë në Shqipëri kur imorali thërret filmoni imoralin! Këtu bashkëfajtore është edhe media që u jep kohë këtyre tipave që japin moral. Ata mbetet thjesht imoralë që shesin moral.

Së shtati, ky skandal tregoi se të ndershmit në shoqërinë shqiptare janë në minorancë. Është fakt real që i ndershmi jeton me parimin që në vend të parave, përpiqet të fitojë sa më shumë nder. Por në një shoqëri si e jona kjo quhet budallallëk, sepse këtu maskarai ngjitet në piedestal, nderohet dhe vlerësohet. Ndërsa ai i ndershmi “çpon gishtat” siç shkruante në një poezi i madhi Dritëro Agolli.

Së teti, kjo video tregoi se çndodh me një shoqëri kur vesi vlerësohet si virtut. Atëherë çfarë do presësh nga një shoqëri e tillë? Ndoshta jemi ndër shoqëritë e rralla kur për një të lig, maskara, të poshtër, mashtrues e shoqërojmë me shprehjen se “është i zoti”. Epo kjo doemos do ketë një ditë pasoja. Publikimi i një videoje si kjo është më e pakta.

Së nënti, paraja është ajo që dominon në raport me vlerat morale. Ajo është fjalëkalimi që vendos për gjithçka dhe për ata që nuk e kanë shndërrohen në çdo gjë për ta arritur këtë.

Së dhjeti, video tregoi se sa imediate është një katarsis në administratën publike në qeverinë qendrore dhe atë lokale. Nën zë dhe me raste konfidenciale, sa e sa lajme kanë qarkulluar në celularët e gazetarëve ku janë shfaqur zyrtarë të të gjitha niveleve me histori të papërshtatshme dhe se ekzistojnë video të tjera por nuk janë bërë publike. Nuk janë bërë publike, sepse nuk është dhënë urdhri.

Por pas korrupsionit, skandalet seksuale me perveristet, abuzime dhe shkelje të etikës në punë ka qenë e përmbytur. Kjo video është rast që kjo qeveri të ndërmarrë një nismë ligjore dhe bashkë me të edhe reformë që në administratë të vendosen rregulla shumë herë më strikte që nisin që nga veshja e përshtatshme, komunkimi, etika dhe mënyra e punës efektive dhe të gjitha këto të shoqërohen me masa administrative.

Nga e gjithë kjo histori skandaloze del imperative që administrata të kalojë në një reformë të thellë në formë katarsisi. Ajo ka probleme që nisin që nisin që nga moshkuarja në punë me justifikimin “se është njeriu i filanit”, te cilësia në punë, e deri te kryerja e marrëdhënieve seksuale në zyrën e punës. Administrata shqiptare që u shkund nga ky skandal seksual duhet të shkundet edhe nga ligje të reja që parandalojnë dhe ndëshkojnë ngjarje si kjo video. Veçse kjo reformë kërkon moral të lartë.

Dhe moral nuk mund të bëjnë ata që janë imoralë dhe amoralë. Administra publike nuk mund ta rrijë këtë me drejtues të korruptuar dhe me moral përtokë. Duhet të themi hapur se disa emërime që janë bërë nga qeveria dhe kryeministri Rama ka lënë shumë për të dëshiruar. Janë ngritur në detyrë dhe janë graduar me poste drejtuese personazhe që kanë flakur familjet, kanë flakur fëmijët dhe kanë rekorde skandaloze me moralin dhe korrupsionin, rrjedhimisht nuk janë të denjë për të qenë pjesë e saj.

Një zyrtar i korruptuar nuk mund të jetë kurrë një zyrtar me moral të lartë. Derisa sa sëmundja kryesore e administratës është korrupsioni, imoraliteti nuk është derivate, por pjesë e karakterit të zyrtarëve nga më të thjeshtë deri në kupolën e administratës. Kryeministri Edi Rama, nëse e ka seriozisht të paktën ato që thotë, duhet të ndërmarë doemos këtë reformë.

Ndryshe, edhe pse politikisht është i sigurtë nga fitoret në zgjedhje, armiku kryesor i tij do jetë morali, tamam si rregulli i artë që vjen nga Roma e lashtë, sipas të cilës, ishte mungesa e moralit ajo që e shkatërroi perandorinë dhe jo betejat dhe luftrat. Dhe ky rregull nuk mund të kursejë qeverinë e Shqipërisë të vitit 2023.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 19/06/2023 14:39

    Degjenerim dhe degradim ! punesohen pa asnje kriter, behen drejtore me shkolle te blere dhe analfabete funksional te cilet shendrohen ne arrogant dhe te dhunshem ! Lere pastaj moralin...

    Përgjigju
  • Tata: 19/06/2023 13:56

    Shoqeria shqiptare,ketej e matane kufijve,eshte me e prapambetura. Nuk ka piken e dinjitetit dhe kultures demokratike,por jeton ne kope,imja dhe e ytja. Nje shoqeri e semure prodhon i stitucione,ekonomi dhe propogande te semure. Te tre keto jane fakte,pra do vazhdojne edhe nja 50 vjet tjera,grricu e çirru,nate e dite,e pa breke ne by...e

    Përgjigju
  • Demokracia qe mungon: 19/06/2023 13:08

    Cilido me shkronja te medhe te shkruaj c'mendon ai per punen dhe njerezit.I juaj ENVER

    Përgjigju
  • Juli: 19/06/2023 11:04

    Rama ne vend te njerzve me turp, me dinjitet e me shkolle ka zgjedhur ata me leke dhe ata, lekun nuk e kane bere me rroge e pune te ndershme ndaj jemi ne kete dite. Gomari i Kukesit eshte pasqyre e njerezve te rames.

    Përgjigju
  • minushe: 19/06/2023 10:26

    bravo Roland, shkrim i bukur! vertet modeli i emerimeve te drejtoreshave ne administrate nuk behet mbi baza meritokracie, por katapultohen pasi jane dashnore te shefave te medhenj...TURP drejtoresha qe fluturojne nga nje emerim ne nje emerim tjeter....se jane te PS Bota ka ecur perpara se emeron dhe rrit pergjegjesite per cdo njeri ne baze te aftesive dhe vit pas viti....jo fluturime.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur