Champions League/ Barcelona turpëron 4-1 Bayern Munich, Liverpool fiton me vuajtje! City shënon 5, shkëlqen Zhegrova dhe Gjimshiti! Interi i falet Thuram

Champions League/ Barcelona turpëron 4-1 Bayern Munich, Liverpool fiton me vuajtje! City shënon 5, shkëlqen Zhegrova dhe Gjimshiti! Interi i falet Thuram

Raphinha dhe Edon Zhegrova

Champions League zhvilloi këtë të mërkurë nëntë ndeshjet e radhës për raundin e tretë. ‘Finalja’ e parakohshme, ajo mes Bracelonës dhe Bayern Munich u fitua 4-1 nga spanjollët. City nuk e pati të vështirë në shtëpi, ndërkohë që Liverpooli siguroi tri pikë me vuajtje. Interi iu fal Thuram në fund, ndërkohë që Zhegrova shënoi në fitoren e Lille. Edhe Gjimshiti ishte ndër më të mirët te Atalanta, packa barazimit 0-0 në shtëpi me Celtic.

Në Katalonjë, Barcelona mposhti 4-1 Bayern Munich duke marrë hak për atë humbje 2-8 të katër viteve më parë. Tanimë në krahun tjetër, Hansi Flick dhe Lewandowski festuan këtë mbrëmje. Protagonist absolut për katalanasit ishte kapiteni Raphinha me tripletë në minutat 1, 45 dhe 56, ndërsa Lewandowski shënoi golin tjetër. Kane shënoi golin e barazimit momental për bavarezët në të 18 minutë, me sfidën që ishte më shumë se e luftuar.

Në Manchester, City nuk u përmbajt dhe mposhti 5-0 Spartën e Pragës. Te miqtë titullar Laci, ndërkohë që minuta mori edhe Albion Rrahmani. Foden në pjesën e parë dhe më pas Haaland me dopietë, Stones dhe Nunes shënuan për Cityn.

Në Madrid, Atletico e pësoi 1-3 nga Lille, me francezët që po tregohen ‘mace e zezë’ për skuadrat nga kryeqyteti spanjoll, pasi në fillim të muajit mposhtën edhe Real Madridin. Hero për Lille ishte Edon Zhegrova, që u fut në fushë në minutën e 16 pas dëmtimit të Cabellas. Alvarez shënoi për vendasit pas tetë minutash, para se Zhegrova të barazonte në pjesën e dytë. Më pas dopieta e David i dha tri pikët e radhës Lille.

Në Bernë, Interi iu fal një goli të Thuram në ‘frymën e fundit’ për të mposhtur 0-1 Young Boys. Për italianët më herët Arnautovic humbi penallti.

Liverpool fitoi me vuajtje 0-1 kundër Leipzig në Gjermani me golin e Nunez në minutën e 27-të. Tri pikë edhe për Feyenoord dhe Dinamo Zagreb, ndërsa Leverkusen u ndal 1-1 në Francë nga surpriza Brest.

Champions League, raundi 3 - E mërkurë, 23.10.2024:

18:45

Atalanta 0-0 Celtic

Brest 1-1 Bayer Leverkusen

21:00

Atletico Madrid 1-3 Lille

Barcelona 4-1 Bayern Munich

Benfica 1-3 Feyenoord

Manchester City 5-0 Sparta e Pragës

RB Leipzig 0-1 Liverpool

Salzburg 0-2 Dinamo Zagreb

Young Boys 0-1 Inter

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
VIDEO/ Edon Zhegrova realizon një gol spektakolar në Champions League kundër Atl. Madrid

Edon Zhegrova ka shënuar një gol spektakolar për Lillen në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës shënoi në minutën e 61-të për rezultatin 1-1.

Për Zhegrovën është goli i parë në Champions, pa llogaritur kualifikimet.

Goli ishte vërtetë i bukur, pas një aksioni të rrjedhshëm të skuadrës francize në gjysmë fushën e madrilenëve.

Topi shkoi tek Zhegrova në krahun e djathtë, i cili pas marrjes së topit u pozicionua dhe goditi nga jashtë zonës duke dërguar topin në trekëndësh, për të barazuar shifrat.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Von der Leyen nesër në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin