Champions League mbylli të mërkurën ditën e gjashtë në ndeshjet e fazës së ligës, aty ku nuk munguan surprizat. Pas këtyre ndeshjeve zyrtarisht më tej janë Liverpool dhe Barcelona, ndërsa të eliminuara me zero pikë janë Leipzig, Young Boys dhe Slovan Bratislava.
Në Torino, Juventusi fitoi 2-0 kundër Manchester Cityt dhe konfirmoi krizën e djemve të Pep Guardiolës. Vlahovic dhe McKennie në pjesën e dytë vendosën ndeshjen dhe bëjnë që ‘Zonja’ në dy ndeshjet e radhës të jetë në garë për vendin e tetë që të kalon direkt në 1/8. Nga ana tjetër Manchester City me tetë pikë ka thuajse zero shanse që të kalojë direkt me dy ndeshjet e mbetura.
Në ‘Iduna Park’ tifozët panë spektakël të vërtetë futbollit, me vendasit e Dortmund që paçka një loje të mirë u mposhtën 2-3 nga Barcelona. Golat e Raphinhas dhe dopieta e Ferran Torres bënë që katalanasit të kalojnë më tej. Ndërkohë dopieta e Guirassy vetëm sa barazoi dy herë rezultatin momental për vendasit.
Në ‘Emirates’ Arsenal nuk e kurseu Monacon dhe fitoi 3-0. Saka me dygolësh dhe Havertz ishin autorët e golave, ndërsa ‘Topçinjtë’ mbajnë vendin e tretë dhe janë me një këmbë në 1/8.
Në ‘San Siro’ Milani mposhti 2-1 Crvena zvezdën, jo aq lehtë sa ishte parashikuar në letër. Leao dhe Abraham shënuan për vendasit, ndërsa momentalisht për serbët barazoi Radonjic.
Tri pikë edhe për Atl. Madrid, Lille, Feyenoord dhe Stuttgart. Ndërkohë te Sparta e Pragës që humbi 4-2 me Feyenoord, një nga golat e shënoi sulmuesi i Kosovës Albion Rrahmani. 22 minuta në pjesën e dytë luajti Qazim Laçi, ndërsa 13' Ermal Krasniqi për çekët.
Tetë vendet e para që për momentin janë në 1/8 edhe pse ende duhen dy ndeshje për t’u luajtur janë: Liverpool, Barcelona, Arsenal, Leverkusen, Aston Villa, Inter, Brest dhe Lille.
Champions League, raundi 6-të:
E mërkurë, 11 dhjetor 2024
18:45
Atletico Madrid 3-1 Slovan Bratislava
Lille 3-2 Sturm Graz
21:00
Milan 2-1 Crvena zvezda
Arsenal 3-0 Monaco
Benfica 0-0 Bologna
Dortmund 2-3 Barcelona
Feyenoord 4-2 Sparta Prague
Juventus 2-0 Manchester City
Stuttgart 5-1 Young Boys
Renditja:
Juventusi ia doli të mposhtte 2-0 Manchester Cityn në xhiron e gjashtë të ndeshjeve të ligës në Champions League. Bardhezinjtë siguruan tri pikë të vlefshme për t'u afruar me zonën që të dërgon direkt në 1/8, ndërsa Man. City në dhjetë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore dhe po kalon një krizë reale.
Pas ndeshjes për mediet foli Thiago Motta, trajneri i Juventusit. Ai tha se bëjnë punën e trajnerit për emocione të tilla.
"Tani vjen pjesa më e bukur. Një fitore e merituar. Luajtëm me shumë shpirt, por gjithashtu me edhe me mendje dhe me dëshirën për t’i bërë gjërat mirë dhe në mënyrën e duhur. McKennie mund të bëjë gjithçka. Ne e bëjmë këtë punë për të përjetuar emocione si ato që përjetuam sot", tha Motta.