Champions League/ Real përmbys 5-2 Dortmundin, Milan merr fitoren e parë! Juventus humbet në shtëpi, fiton Arsenal e Monaco

Champions League/ Real përmbys 5-2 Dortmundin, Milan merr fitoren e parë! Juventus humbet në shtëpi, fiton Arsenal e Monaco

Festa e Real Madrid dhe pritja e Perin

Champions League ka zhvilluar nëntë ndeshjet e para për raundin e tretë. Këtë të martë në 18:45 Milani fitoi 3-1 kundër Club Brugge, ndërsa Monaco nuk u kursye duke mposhtur 5-1 serbët e Crvena zvezdas.

Në 21:00 spektakli vijoi në ‘Bernabeu’, ku Real Madrid përmbysi 5-2 Dortmundin edhe falë tripletës së Vinicius. Juventus u mposht 0-1 në shtëpi nga Stuttgart, teksa Arsenal siguroi tri pikë falë një goli. Suksesi i tretë për Aston Villan, që merr kreun e renditjes. Tri pikë edhe për Gironan dhe Sportingun, ndërsa barazim në Paris.

Në ‘San Siro’ Milani fitoi për herë të parë këtë edicion të ri në Champions League. Pas humbjeve kundër Liverpool dhe Leverkusen, djemtë e Fonsecas u imponuan 3-1 kundër belgëve të Club Bruggëe. Pulisic në minutën e 34 zhbllokoi ndeshjen për kuqezinjtë, ndërsa miqtë u ndëshkuan me karton të kuq (Onyedika). Sabbe në minutën e 51 barazoi ndeshjen, ndërsa duhej dopieta e Reijnders që Milani të siguronte tri pikët e para.

Spektakël në ‘Bernabeu’, aty ku Real Madrid përmbysi 5-2 Dortmundin. Gjermanët nuk ‘morën dot hak’ për humbjen në finalen e sezonit të kaluar. Ishte Dortmund që shënoi dy gola në pjesën e parë me Malen dhe Gittens. Fraksioni i dytë solli pesë golat e madrilenëve me Rudiger, Vinicius (tre gola) dhe Lucas.

Në Torino, Juventusi humbi 0-1 nga Stuttgart në një ndeshje që për bardhezinjtë duhet të harrohet. Një gol i anulluar, penallti e humbur dhe shumë raste për gjermanët. Duhej minuta 90+3 që Toure i futur nga stoli të shënonte për Stuttgart, duke i sjellë Juves humbjen e parë sezonale.

Në Principatë, Monaco fitoi 5-1 kundër Crvena zvezdas. Minamino me dopietë, Embolo, Singo dhe Akliouche shënuan për francezët. Në Londër, Arsenali fitoi 1-0 kundër Shakhtar me autogolin e portierit Riznyk.

Ndërkohë Aston Villa ka siguruar fitoren e tretë në kaq duele. Anglezët shënuan me McGinn dhe Duran për të mundur 2-0 Bolognan.

Për t’u theksuar se të mërkurën luhen nëntë ndeshjet e radhës për turin e tretë.

Champions League, raundi i tretë - E martë, 22.10.2024

18:45

Milan 3-1 Club Brugge

Monaco 5-1 Crvena zvezda

21:00

Arsenal 1-0 Shakhtar Donetsk

Aston Villa 2-0 Bologna

Girona 2-0 Slovan Bratislava

Juventus 0-1 Stuttgart

PSG 1-1 PSV

Real Madrid 5-2 Dortmund

Sturm Graz 0-2 Sporting

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Sulmuesi i Milanit bëhet futbollisti më i ri italian që luan në Champions League


Milani fitoi 3-1 kundër Club Brugge në ndeshjet e treta në Champions League. Në këtë sfidë për kuqezinjtë 15 minuta në fundin e saj debutoi edhe Francesco Camarda. Në moshën 16 vjec e 226 ditë, ai bëhet italiani më i ri që luan në Champions League.

16-vjeçari Francesco Camarda mendoi se u bë edhe golashënuesi më i ri ndonjëherë në Ligën e Kampionëve në debutimin e tij me Milanin. Goli i tij në minutën e 87 u anulua për pozicion jashtë loje, me djaloshin që u ndëshkua me karton të verdhë për heqjen e fanelës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë