Do të jetë e çelur deri në 28 janar ekspozita e artistit Arben Golemi “Pemët dhe qyteti” në galerinë e artit “Golemi”.
Mbahet sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave mbledhja e parë e redaksisë qendrore të projektit shkencor ndërqeveritar dhe ndërakademik “Enciklopedia shqiptare” .
E frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank, ekspozita "Amerikanët" e artistit Fate Velaj pret vizitorët në COD në Kryeministri deri në 31 janar.
Me punime të realizuara midis viteve 2015-2022, ku shtron pyetje ekzistenciale, duke përfshirë edhe aspekte personale, artistja Blerina Muça mban deri në 30 janar në galerinë "Zeta" ekspozitën “Diçka nuk shkon”.
Me 45 riprodhime të tablove të përzgjedhura, pret vizitorët në Muzeun Historik ekspozita “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit XIX”.
Vijon të jetë e hapur deri në 20 janar në hapësirën e “Harabel” ekspozita fotografike, “Rrënjët italiane", me imazhe nga alpinizmi e ndryshimet klimatike në botë, e kulturën malore vendase të fotografuar nga Fation Plaku.
Me emra të spikatur të artit pamore, e larmishmëri zhanresh, ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun, pret vizitorët në Galerinë e Artit në Shkodër deri në 22 janar.
Vijon të qëndrojë e hapur në galerinë e artit “Edëard Lear” në Berat ekspozita “Lear” me 15 artistë të qytetit, e disa prej veprave të tyre më të fundit.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
72.6%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1640
Lajme të tjera
-
Shkolla ‘Aleks Buda’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! Orkestra e RTSH në Katedralen Ortodokse! Në ‘Milenium’, ‘Rapito’ nga Bellocchio! ‘Big Band’, jazz tek ‘Artet’!
17 Prill, 13:15
-
Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’
16 Prill, 11:27
-
Kinemaja italiane në Tiranë, sot ‘Grazie ragazzi’! Olgi Rahmani e Bashkim Kupi, koncert tek ‘Artet’! 100-vjetori i koncertit të parë të një orkestre filarmonike në vend
15 Prill, 10:25
-
Buron Kaceli me ekspozitë në GAT! Nga ‘Biznesmeni’ tek ‘Dashuritë e Presidentit’, shfaqjet në Tiranë! ‘Pranverë me kangë’ në Shkodër!
12 Prill, 11:08
-
‘Dashuritë e Presidentit’ në Teatrin Eksperimental! ‘La Boheme’ në Opera! Koncert operistik në Durrës
11 Prill, 12:04
-
‘Mizantropi’ i Molierit nga studentët e regjisë tek ‘Artet’! ‘Artizanati sot’ në Muzeun Etnografik të Elbasanit! Nga nesër teatrot me shfaqje
10 Prill, 11:16
-
Dita ndërkombëtare e romëve, filma dhe ekspozita: ‘Mbivendosje’ nga Ferdinant Koçi! Në Shtëpinë e Europës filmi ‘20 ditë në Mariupol’
8 Prill, 11:56
-
‘Perëndimi i vesës’ i Shkëlzen Zallit, bashkëshortja: Dedikim! Liceu i Korçës në dokumente! ‘Ne jemi drita’, fitues i çmimit Europian të Letërsisë! ‘Shit ose të shitën’, si të kesh sukses në biznes e jetë!
7 Prill, 13:14
-
‘Vetmi në Perëndim’ nga Astjano Shehaj, sot e nesër tek ‘Artet’! ‘Celebrimi i Bethovenit’, në Opera me Voshtinën, Ibrahimin dhe Paganon
2 Prill, 11:49
-
‘Princi i vogël’ në Tiranë, ‘Tomi dhe Xherri’ në Durrës, teatrot me shfaqje për vogëlushët
30 Mars, 12:20
-
‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!
28 Mars, 09:52
-
Teodor Keko përmes poezisë në ‘Shtëpinë Studio Kadare’! Kreshnik Mazrekaj tek ‘Agimi’ Nis ‘Stina Koncertore Pranverë 2024’ pranë ‘Arteve’
27 Mars, 09:44