Ciceron/ 'Guida' kulturore! Çfarë mund të prisni nga arti në Tiranë dhe rrethe

Poezia e Gasper Palit do të jetë objekt i mbrëmjes së kësaj të mërkure në qendrën “Berk”, ku do të diskutohet për të sjellë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të rëndësisë së Palit në letërsinë shqipe, duke nisur me një hyrje të shkurtër të jetës së tij, ndikimeve të hershme dhe leximit të veprës në kontekstin historik dhe kulturor të kohës. Takimi organizohet pas botimit të veprës së Gasper Palit nën kujdesin e Lisandri Kolës dhe në të do të shqyrtohet edhe receptimi i poezisë së Palit, si gjatë jetës ashtu edhe nën censurën realizmit socialist.

Një film tepër i dashur dhe i njohur për publikun shqiptar, “Përrallë nga e kaluara” me regji nga Dhimitër Anagnosti, variacion i komedisë “14 vjeç dhëndër” të A. Z. Çajupit do të shfaqet mbrëmjen e së mërkurës, në 16 tetor ora 18:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në mjediset e Kryeministrisë. Kjo shfaqje mbahet në kuadër të programit "Muaji kushtuar filmit të restauruar", një bashkëpunim mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Qendrës për Hapje dhe Dialog.

Në galerinë e Tiranës vijon të qëndrojë e çelur ekspozita “Përbrenda” e artistit Kristian Zara. Artisti synon të eksplorojë ndjesinë e të qenit dhe të të ndjerit në të shkuarën dhe të tashmen, duke vendosur në qendër të vëmendjes marrëdhëniet tona me veten, qytetin, fenomenet apo njerëzit që na rrethojnë.

Nga vizatimi, instalacioni e video-art, deri tek teknika e përzierë, kjo ekspozitë vjen e ndarë në katër seksione kryesore, që tregojnë për katër fazat përgjatë të cilave vetë autori ka kaluar deri më sot:

Milan Kundera do të përkujtohet mbasditen e së mërkurës në orën 15:00 në një aktivitet në Bibliotekën Kombëtare. Të pranishëm në aktivitetin  “In Memoriam Milan Kundera 1929-2023” do të jenë përkthyesit e veprës së tij në çekisht dhe shqip, ndërkohë që do të çelet edhe ekspozita "Kundera në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë".

Turi i Kullave vjen si një risi në ofertën turistike që lidh agroturizmet me kullat e veriut të Shqipërisë. Këto kulla tradicionale, që kanë ruajtur me fanatizëm trashëgiminë e brezave, paraqesin një potencial të jashtëzakonshëm të ekspozimit të arkitekturës, historisë, traditave të veriut të Shqipërisë. Ky është një itinerar turistik unik që hap dyert e kullave, pasuron ofertën agroturistike dhe çon pas në kohë. Ky tur, i pari me operatorë turistikë dhe media organizohet në Mat, Bulqizë, Klos dhe Dibër këtë të mërkurë.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?