Shtatzënia nuk është e lehtë për të gjithë, dhe sidomos për njerëzit e famshëm, të cilët ndiqen pas me aparat fotografik kudo që shkon. Kjo është edhe arsyeja pse shumica e nënave të famshme të ardhshme e mbajnë sekretin e shtatzënisë deri sa të lindin. Por, pyetja qëndron se si veprojnë kaq mirë?
Cameron Diaz u shfaq nga askund në fillim të janarit duke njoftuar se në moshën 47 vjeç, ajo ishte bërë nënë dhe se emri i fëmijës është Raddix. Diaz nuk bëri paraqitje të mjaftueshme publike këtë vit, por bëri disa postime në Instagram, duke bërë që ndjeksit të besojnë diçka tjetër dhe duke fshehur në këtë mënyrë shtatzëninë. Mirëpo ka dhe nga ata që besojnë se 47-vjeçarja u bë nënë e parë me ndihmën e një nëne surrogate.
Nicole Kidman bëri pikërisht të njëjtën gjë si burri i saj Keith Urban në 2011. Me ndihmën e një nëne surrogate ata arritën të mbanin sekret të pasurit e një fëmije.
Disa nëna të tjera të famshme përdorën metoda tradicionale të njohura për të mbajtur sekret shtatëzënësinë e tyre, siç është Megan Fox. Kur ishte shtatzënë në vitin 2015, ajo e dinte që paparacët nuk do ta linin të qetë, kështu që vazhdimisht vishte rroba të lirshme, mbanin çanta të mëdha dhe libra të mëdhenj para barkut për të fshehur "detajet e sikletshme". Edhe tani Fox kujdeset që fëmijët e saj të qëndrojnë jashtë vëmendjes së medjave, ndërsa dëshiron të rriten si fëmijë normal.
Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë një nga çiftet më të famshëm që jo vetëm që arritën të fshehin shtatzëninë, por edhe i mbajtën fëmijët e tyre larg kamerave të fotografëve, pasi duan që ata të rriten si fëmijë normal larg syve të këqij.