Çifti i famshëm i parukierëve rrëfejnë në ‘Rreze Dielli’ historinë e veçantë të dashurisë dhe çelësin e suksesit të një martese 30 vjeçare

Gazmend dhe Suela Ujkashi janë çifti i parukierëve tepër të njohur, të cilët rrëfyen në “Rreze Dielli” historinë e tyre të dashurisë tepër të veçantë. Ata janë sëbashku prej 30 vitesh dhe prindër të dy fëmijëve.

Ajo ishte 16 vjeç ndërsa ai 27 vjeç, në rrugicat e lagjeve të Tiranës lindi një dashuri që edhe sot vazhdon të ketë ndjenjat e ditës së parë.

“Unë se kam besuar ndonjëherë që një dashuri mund të zgjasi por ta them sinqerisht që jam i dashuruar si ditën e parë me Suelën. Dhe asnjëherë nuk e kam tradhëtuar as me mendje Suelën. Realieti është që kur ti e dashuron dikë nuk ke asnjë arsye të shohësh diku tjetër” tha Gazmendi.

Ndërsa tregon se si ishte njohja e tyre para 30 viteve, në një dasëm.

 “Unë isha duke kërcyer në një dasëm me nusen, e cila ishte shoqja ime më e mirë dhe një ditë para dasmës më fliste për Suelën. Por unë i thoja të mos lodhej kot. Ndërkohë unë e kisha parë dy tre herë Suelën dhe isha interesuar për të sepse ishte shumë e bukur.  Në atë moment I them shoqes që po kërceja, bëj sikur të dhëmb këmba që të kërcej me Suelën. Kështu nisi gjithçka” rrëfen më tej Gazmendi.

Pas momenteve të bukura të kërcimit, Suela tregon se si magjinë e atij momenti ia ndaloi tezja:

Ndërsa kërcenim më tha që kishte pasur tezen time në klas dhe pasi dal nga dasma dhe iki në shtëpi, që ishte përball shtëpisë së nuses. I them tezes që kërceva me një shokun tënd të klasës, me emrin Gazi. Mos më tha tezja, ‘ Ti me djallin dhe me atë JO’. Dhe për një vit rresht familja nuk e ka ditur që unë për Gazin mendoja diçka.

“Gjatë këtij viti ne takoheshim, por fjala Suelës për lidhje ishte jo.Unë Suelën e kam rrëmbyer, ikëm disa ditë pasi familja e saj nuk donte” thotë më tej Gazmendi.

Me plot histori të bukura që formuan dashurinë e tyre të rrëfyera në 'Rreze Dielli', ata u kthyen pas në kohë në një moment tepër të veçantë nën suprizën e mikut të tyre Bruno Qerimaj, me kërcimin e parë të dashurisë, si para 30 viteve.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion