Këngëtarja e njohur serbe do të shfaqet në mes të shqiptarëve për të mbajtur një koncert këtë të shtunë në orën 12:00. Lajmin e bën me dije portali serb “Kurrir.sr”, i cili shkruan se koncerit do të mbahet në Mitrovicë për një arsye të veçantë.
Gjithsesi Ceca ka dhënë një intervistë për mediat serbe dhe është shorehur se ka marrë një ftesë të cilën e ka pranuar me gjithë zemër.
“Fatmirësisht, këtë të shtunë jam e lirë sepse unë jam shumë e angazhuar, e dini edhe ju. Andaj, me gjithë zemër e kam pranuar pjesëmarrjen dhe jam shumë e lumtur dhe mezi pres. Nuk e mbaj mend kur kam qenë për herë të fundit në Mitrovicë,”- është shprehur ylli i “Ime i prezime”.
E pyetur nëse ka frikë nga reagimi i shtetit fqinj Ceca është shprehur se nëse do të kishte frikë, nuk do të pranonte koncertin.