Çmime 'të kripura' dhe shije e keqe, tifozët tregojnë pakënaqësitë për ushqimin në Katar: Kjo është dëshpëruese

Çmime 'të kripura' dhe shije e keqe, tifozët tregojnë pakënaqësitë për ushqimin në Katar: Kjo është dëshpëruese

Katar, zona e tifozëve në Doha

Katari mirëpret nga 20 nëntori Kupën e Botës. Eventi më i rëndësishëm i futbollit në botë ka sjellë edhe shqetësimin e tifozëve, që janë tanimë në qytetet ku do zhvillohet kompeticioni. Në rrjetet sociale dhjetra tifozë që tanimë janë në Katar kanë shprehur shqetësimin për shijen e ushqimit, përbërësit dhe çmimet e tyre të larta.

Në zonat e tifozëve, aty ku do jetë edhe përqëndrimi më i madh i sportdashësve kanë nisur ankesat për cilësinë e ushqimit. "Kjo është dëshpëruese”, shkroi një tifoz sa i takon ushqimit. “Më mirë sesa të paguani për një tik blu në Twitter, kushton shumë dhe nuk ka shije", tregojnë të tjerët.

Kujtojmë se alkooli nuk do lejohet brenda dhe rreth stadiumeve, ndërsa tifozët mund të përdorin birra me zero alkool. Vetëm në zonat e caktuara për tifozët dhe në hotelet me licencë për pijet, do mund të gjenden pijet alkoolike gjatë Kupës së Botës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’