Çmimi i ulët i shalqinit, socialisti Braçe në protestë me fermerët: Grumbulluesit fiksojnë çmimin, shesin pa faturë! Kultivuesit: Po falimentojmë

Fermerët e fshatit Çermë e Poshtme në Lushnje kanë kultivuar rreth 100 hektarë me shalqi. Tashmë që është koha e vjeljes prodhimi ka mbetur në fusha, ndërsa fermerët të mbështetur nga deputeti i zonës, Erion Braçe kanë dalë në protestë kundër qeverisë. Shkak është bërë çmimi i ulët i shitjes me shumicë.

Ata kërkojnë që ushtrohen kontrolle ndaj pikave të grumbullimit që kanë fiksuar çmimin 12 lek për kg. 'Jemi të falimentuar' thanë fermerët nëse nuk arrijmë të shesim shalqinin, së paku me 18 lek për kg.

Deputeti Erion Braçe tha Ministria e Financave dhe ajo e Bujqësisë nuk kryejnë kontrolle në Divjakë e Lushnje ku grumbulluesit punojnë pa fatura. Zgjidhja, tha Braçe, është krijimi i kooperativave, ose ndryshe magazinave publike me menaxhim shtetëror.

‘Për shalqinin po e po, por edhe për grurin edhe për misrin që vjen më pas. Kur këta ngrinin zërin, se kontrolloni çmimin e plehrave kimike pasi zë gati 60% të kostos së grurit, askush nuk e vrau mendjen. U kontrollua çmimi i orizit, vajit të lulediellit, edhe çmimi i miellit, por nuk u kontrollua çmimi i plehrave kimike që tani e ka efektin. Janë të njëjtët njerëz që edhe i kanë shitur plehrat shtrenjtë edhe duan ta marrin produktin shumë lirë. Sa kemi qenë në këtu kanë kaluar 30-40 trajlera, pra kërkesë ka, por si shpjegohet që bie çmimi. Problemi është se zhytet një ekonomi e tërë. Nesë falimenton një kjo ekonomi bujqësore ka falimentuar ekonomia bujqësore e gjithë vendit. Shteti duhet të thotë stop këtu me pikat e grumbullimit me kapacitete magazinuese private. Shteti duhet të ndërtojë magazina dhe frigoriferë publik. Kështu fermeri çon mallin atje kur ka çmim të lartë.’- tha Braçe.

Protestat e fermerë në zonën e Myzeqesë kanë qenë të vazhdueshme pasi kostot në bujqësi janë rritur për shkak të plehrave kimikë, ndërsa çmimi i shitjes së produkteve mbetet i ulët duke i çuar drejt falimentit.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lirimi: 22/06/2022 20:05

    BRACE DHE FSHATARET KANE TE DREJTE,,,,SHTETI TE CAKTOJE CMIMET PER FRUTAT DHE PERIMET,,,ME CMIM TAVAN ,DHE DYSHEME.....

    Përgjigju
  • Karasi: 22/06/2022 16:02

    Eh si u katandise o kone vogel. Tallet Rama me ty dhe ti rri e ben si kone hum hum

    Përgjigju
  • Abcd-zh: 22/06/2022 15:34

    Bravo Braçe,je i vetmi qe ben opozite ekonomike per politikat e gabuara te shtetit ndaj fermereve. Jam i sigurte qe kur te vish ne pushtet,brenda vitit te pare te qeverisjes ti do t’ja ndryshosh faqen fermerit,qe ai te trajtohet me dinjitet nga shteti per punen e tij si prodhues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti tragjik me 4 viktima në Itali, flet shoku i 18-vjeçarit shqiptar: Ishte portier i fortë

Aksidenti tragjik me 4 viktima në Itali, flet shoku i 18-vjeçarit shqiptar: Ishte portier i fortë