Çmimi Nobel në Letërsi për poeten amerikane, Louise Gluck

Çmimi Nobel në Letërsi iu dha sot poetes dhe eseistes amerikane, Louise Gluck.

Poetja amerikane Louise Gluck, 77 vjeçe, fitoi çmimin e lakmuar Nobel për Letërsinë, një çmim surprizë që kurorëzoi veprën e saj, e cila filloi në fund të viteve ’60.

”Ajo u kurorëzua për zërin e saj karakteristik poetik, që me bukurinë e saj të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, njoftoi Akademia Suedeze në dhënien e çmimit.

Koleksioni i saj i parë me poezi, nga 1968, titullohet ‘I parëlinduri’. Më vonë, pas disa vitesh heshtje, ajo botoi ‘Shtëpia në Marshland’ (1975) dhe në fillim të viteve 1980, ‘Triumfi i Akilit’

Fituese e çmimeve të mëdha letrare, përfshirë Pulitzer (në 1993) Glück lindi në New York City në një familje me origjinë hebre hungareze dhe u rrit në Long Island.  Në prodhimin e saj poetik, autobiografia dhe miti klasik janë temat mbizotëruese. Për stilin e saj ajo shpesh është krahasuar me Silvia Plath dhe Anne Sexton.

Ajo është gruaja e 16-të që fiton Nobelin dhe e para amerikane që kur Toni Morrison mori çmimin në 1993.

Çmimi Nobel vjen me një medalje të artë dhe një shpërblim prej 1,1 milion dollarësh.

Vitin e kaluar Çmimi Nobel në Letërsi iu nda shkrimtarit austriak, Peter Handke, por ky vendim kishte ngjallur kritika të shumta.

Handke ishte një mbështetës i njohur i serbëve gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, gjatë viteve 1990, dhe kishte mbajtur fjalim në funeralin e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili u akuzua për gjenocid dhe krime të tjera të luftës.

Më poshtë vijojnë shtatë fakte që duhet të dimë për çmimin Nobel për Letërsinë dhe akademinë:

  • Çmimi Nobel në Letërsi u dha për herë të parë në vitin 1901.
  • Që nga viti 2019, Akademia Suedeze ua ka shpërndarë atë 116 shkrimtarëve.
  • Çmimet nuk u shpërndanë shtatë herë gjatë periudhës kohore nga viti 1914 deri në vitin 1943.
  • Fituesi më i ri i ka qenë ishte Rudyard Kipling, 41 vjeç, në vitin 1907.
  • Fituesi më i moshuar Doris Lessing, 88 vjeç, në vitin 2007.
  • Dy persona kanë refuzuar çmimin, Boris Pasternak (1958), i cili fillimisht pranoi, por më pas refuzoi për shkak të kërcënimit që përfshinte deportimin e tij nga Bashkimi Sovjetik dhe Jean-Paul Sartre (1964), i cili vazhdimisht refuzoi të gjitha nderimet zyrtare.
  • 15 gra kanë fituar çmimin e letërsisë. Autorja suedeze, Selma Lagerloef, ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel në vitin 1909. Të tjera gra fituese kanë qenë, Pearl Buck (1938), Nadine Gordimer (1991), Toni Morrison (1993), Herta Mueller (2009), Alice Munro (2013), Svetlana Alexievich ( 2015) dhe fituesja e vitit 2018 Olga Tokarczuk.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kin: 09/10/2020 04:10

    Eshte vepruar drejt, sepse njerezit, per shkak te pandemise, e kane pasur te pamundur shlyerjen e dtyrimeve, se nuk kanë qenë prezent ne vendlindje. Ia p.sh une isha jashte Shqiperie, ne ShBA n' kohen e Kovid-19 dhe nuk kisha mundesi te shlyeja kestet e ujit te pishem e kota ishte rritur nji shume parash. Po keshtu edhe per dritat, per shkeljet e qarkullimit rrugor, etj. Qeveria per ate periudhe duhet t'i kishte hjek krejt taksat, se njerezit nuk shkuen ne pune dhe s' kishin para dhe vazhdojne te jene pa pune se u jane mbyllur vendet e punes. Falemnderit per mirekuptimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat