Conte: Askush nuk mund të fitojë i vetëm, të gjithë bashkë kundër COVID-19

Conte: Askush nuk mund të fitojë i vetëm, të gjithë bashkë kundër COVID-19

Giuseppe Conte

ITALI- Në kulmin e pandemisë dhe pasojave kritike të saj Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte në një bisedim me biznesmenët pohoi se qeveria është e vetëdijshme në lidhje me vështirësitë që po kalojnë ata. Sipas Kryeministrit  qeveria po punon për miratimin e masave të reja më efektive "qeveria tashmë po punon për të përcaktuar masa të mëtejshme mbështetëse që do të miratohen së shpejti"

Conte tha se marrja me qira nga tregtarët përbenë një kosto mjaft të madhe për ata që punojnë në zonat më të ekspozuara ndaj krizës, ai theksoi se “Duhet ta mendojmë skemat e nxitjes së taksave pa penalizuar pronarët e pasurive ”

Në fund Kryeministri është shprehur se bashkimi bënë fuqinë dhe se të gjithë bashkë duhet të punojmë si një ekip "Askush nuk mund të fitojë vetëm. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku dhe të punojmë si një ekip", vijon Kryeministri. 

Italia është një ndër vendet me numrin më të lart të të infektuarëve si në botë ashtu edhe në Evropë duke sjellë edhe pasoja të rënda në ekonominë e vendit, gjë që e bënë të nevojshme marrjen e masave të reja më drastike për rimëkëmbjen ekonomike.

er.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja