Conte: Masa shtesë gjatë Krishtlindjeve, shkollat duhet të rihapen sa më shpejt të jetë e mundur!

Conte: Masa shtesë gjatë Krishtlindjeve, shkollat duhet të rihapen sa më shpejt të jetë e mundur!

Giuseppe Conte

ITALI- Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte bëri të ditur se do të ketë masa shtesë gjatë festimit të Krishtlindjeve ndërsa lajmëroi që shkollat do të hapen sa më shpejt të jetë e mundur.

Conte në një konferencë për shtyp në Palma de Mallorca, mëngjesin e sotëm foli në lidhje me pushimet e pazakonta qe do të përjetojmë këtë vit dhe masat që do të merren për të mbajtur nën kontroll situatën e COVID-19. Ai konkretisht tha se aktualisht po punohet në lidhje me kufizimet të cilat do ndërmerren këto festa.

“Ne nuk mund të jemi në gjendje të jetojmë festat e Krishtlindjeve në male si në vitet e tjera” shtoi ai në konferencë.

 Conte gjithashtu ka folur në lidhje me rihapjen e shkollave me synim rikthimin e studentëve në klasë nga 9 dhjetori. Ai tha që sapo të stabilizohet situata nga COVID-19 dhe të merret situata nën kontroll shkollat do të rihapen.

Situata në Itali mbetet ende kritike dhe pavarësisht masave izoluese dhe kufizuese të ndërmarra nga qeveria italiane, shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi mbeten të larta.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja