Covid/ Super kompjuteri që duke analizuar të dhënat, mund të shpëtojë shumë jetë

Covid/ Super kompjuteri që duke analizuar të dhënat, mund të shpëtojë shumë jetë

Një studim gjenetik i pacientëve me COVID-19, i kryer me ndihmën e super kompjuterit ‘Summit’, mund të jetë një hap vendimtar drejt të kuptuarit se si Covid shkakton sëmundjen.

‘Summit’, i vendosur në Laboratorin Kombëtar Oak Ridge në Shtetet e Bashkuara, analizoi në fillim të stinës së verës 40,000 gjene nga 17,000 mostra, në përpjekje për të kuptuar mekanizmat e virusit, - shpjegoi eksperti AI Thomas Smithin.

Falë ‘Summit’, kompjuterit të dytë më të shpejtë në botë, ishte e mundur të analizohej - për pak më shumë se 2 javë - 2 miliard e gjysmë kombinime gjenetike.

Rezultatet treguan se ‘bradykinin’, një përbërje kimike natyrore që rregullon presionin e gjakut, mund të shpjegojë shumë aspekte të COVID-19 dhe disa nga simptomat e tij.

Gjetjet duket se hedhin dritë se pse virusi shkakton probleme vaskulare në disa pacientë, apo edhe inflamacionet e lëkurës ose gishtërinjve, si dhe do të tregojë terapi të reja të mundshme për të trajtuar simptomat më të rënda të infeksionit

Të ballafaquar me një virus të ri dhe një sëmundje të panjohur, autoritetet shëndetësore dhe personeli mjekësor janë detyruar të lëvizin me shpejtësi për ta kuptuar dhe luftuar Covid, sigurisht edhe duke bërë prova dhe gabime

Në fillim, virusi u shfaq si një sindrom e frymëmarrjes - emri i tij i plotë shkencor është ende Sindroma e Rëndë e Frymëmarrjes Akute 2, SARS-CoV-2 - me simptoma të ngjashme me ftohjen dhe gripin. Por shumë shpejt, mjekët e vijës së parë të frontit filluan të raportonin simptoma më serioze: goditje në tru, probleme me zemrën, infeksion në lëkurë dhe probleme të qarkullimit të gjakut, veçanërisht në këmbë. Në disa raste u zbuluan gjithashtu problemet hormonale.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor filluan të kuptonin se administrimi i oksigjenit te pacientët e sëmurë rëndë apo edhe intubimi i tyre, jo gjithmonë çoi në rezultatet e dëshiruara.

Gradualisht, shenjat filluan të tregonin se rastet më të rënda dhe vdekjet ishin për shkak të të ashtuquajturës "stuhi citokine" - një reagim i tepërt i sistemit imunitar, i aftë të dëmtojë organet vitale.

Gjetjet e bëra nga shkencëtarët të cilët përpunuan të dhënat e super kompjuterit u botuan në revistën ‘eLife’.

Një tjetër nga misteret e COVID-19 është arsyeja pse disa pacientë kanë patur simptoma më të rënda se të tjerët, megjithëse dihen faktorë rreziku si mosha, mbipesha dhe diabeti.

Fillimisht, shkaku u gjurmua në faktorët gjenetikë, problemet me mikrobiotën e zorrëve apo edhe grupin e gjakut. Hipoteza e bradikininës tani mund të ndihmojë për të kuptuar se kush rrezikon më shumë të preket rëndë nga virusi. Për shembull, është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se gratë kanë më pak të ngjarë të vdesin nga COVID-19. Studiuesit besojnë se prania e një proteine ​​(timosin beta-4), e cila është dy herë më e pranishme tek gratë sesa burrat, mund t’i mbrojë ato.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave