Rriten rastet me COVID-19, sot 122 raste të reja dhe 6 humbje jete! Të shëruar 141 qytetarë

Nga 856 testime të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv 122 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shënuar 6 humbje jete.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. 

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.  

Lajmi i mirë është se 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barrierave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

COVID-19 – Statistika (2 Shtator 2020)

Testime totale                64505

Raste pozitive                9728

Raste të shëruara          5582

Raste Aktive                  3850

Humbje jete 296 (Qarku Tiranë 138, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2058

Durrës                  490

Shkodër                294

Lezhë                  190

Korçë                   155

Fier                      134

Elbasan                132

Kukës                   126

Vlorë                    121

Berat                     73

Dibër                    39

Gjirokastër           38

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Berat, 2 raste të reja me koronavirus, njëra prej të cilave punonjëse e infektivit

Ditën e sotme (2 shtator) u regjistruan dy raste të reja me koronavirus në qytetin e Beratit. Burime për Report Tv konfirmojnë se bëhet fjalë për një punonjëse në repartin e infektivit ndërsa personi tjetër është nga fshati Duhanas.

Bëhet e ditur gjithashtu se ata janë raste kontakti me të infektuar të tjerë.

Burimet bëjnë të ditur se tamponet për të dy rastet u morën më 31 gusht ndërsa përgjigjet u dhanë ditën e sotme ku priten të komunikohen në orën 16:00 nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë dje u raportuan 133 raste të reja me koronavirus nga 812 teste të kryera.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë