COVID-19/ 586 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! Sot vaksinohen 36 personel shëndetësor, 483 në total

COVID-19/ 586 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! Sot vaksinohen 36 personel shëndetësor, 483 në total

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 586 raste pozitive dhe 6 viktima si pasojë e COVID-19.  Nga 2510 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 586 qytetarë të shpërndara sipas këtyre bashkive: 188 raste në Tiranë, 47 në Durrës, 30 në Kavajë, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat, nga 12 raste në Dibër, Lushnje, 11 Mat, nga 10 raste në Kurbin, Lezhë, nga 9 raste në Korçë, Kukës, Gramsh, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Fier, Pogradec, Delvinë, Belsh, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, Bulqizë, nga 5 raste në Mallakastër, Patos, nga 4 raste në Divjakë, Shijak, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 2 raste në Devoll, Has, Pukë, Tropojë, Gjirokastër, Vau i Dejës, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 54-88 vjeç.   

Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë. Sot në ditën e 9 të vaksinimit anti-COVID, 36 personel shëndetësor janë vaksinuar, ndërsa në total 483 mjek dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

COVID-19 – Statistika (19 Janar 2021)

Raste të reja ditore        586

Të shëruar në 24 orë     594

Të shtruar në spitale     277

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore              2510

Testime totale            318,041

Raste pozitive             68,568

Raste të shëruara         41,464

Raste Aktive                25,817

Humbje jete                 1287

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            15014

Fier   1943

Durrës           1428

Shkodër  1343

Elbasan   1044

Vlorë  1036

Lezhë     965

Korçë    866

Berat    804

Dibër   495

Gjirokastër 495

Kukës   384

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës