Covid-19, FMN: Planeti në recesion! Italia është vendi që do të vuajë më shumë nga kriza e pandemisë, rënie prej 9.1% e PBB

Covid-19, FMN: Planeti në recesion! Italia është vendi që do të vuajë më shumë nga kriza e pandemisë, rënie prej 9.1% e PBB

Bota ka rënë në një recesion të thellë dhe dramatik. Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucioni më i rëndësishëm ekonomik në planet, ka prodhuar të dhënat e para zyrtare për efektin e Covid 19 në ekonomi në vitin 2020. Shifrat janë tronditëse: ekonomia botërore do të tkurret me 3 përqind këtë vit.

Italia është ndër vendet më të mëdha në zonën e euros, e cila do të vuajë më së shumti nga kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi. Ky është parashikimi që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Po sipas FMN, shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu do të pësojnë një humbje të fortë, duke shkuar nga 2.3% rritje në 5.9% ulje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Sidoqoftë, të gjitha këto vende do të rimarrin ndjeshëm veten në vitin 2021, falë masave të forta të marra nga qeveritë dhe bankat qendrore.

Në Itali, ulja e PPB do të jetë 9.1% gjatë vitit aktual, ndërsa e gjithë zona e euros -7.5%.

SHBA do të bjerë në -5.9%, Japonia në -5.2% dhe Kanada në -6.2%.

Rezultati i Italisë do të jetë më i keqi nga vendet kryesore të zonës së euros, i ndjekur nga -8% në Spanjë, -7.2% në Francë dhe -7% në Gjermani. Britania gjithashtu do të hyjë në recesion, me një tkurrje prej 6.5% .

Sidoqoftë, të gjitha vendet evropiane do të kthehen me rritje në vitin 2021, të udhëhequra nga Gjermania me një rimëkëmbje prej 5.2%, dhe nga Italia me 4.8%, pak më shumë se mesatarja e zonës së euros e cila do të jetë 4.7%. Në nivel global, ulja e përgjithshme vjetore do të jetë 3%. SHBA do të pësojë një tkurrje prej 5.9%, por do të gëzojë një rikuperim prej 4.7% në vitin 2121. 


Lajmi kryesor:

Covid-19, në Itali 602 viktima, 120 mijë vdekje në botë! Europa nis gradualisht zbutjen e masave (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes