297 raste të reja me COVID dhe 4 viktima! Pozitiv me koronavirus kreu i Kadastrës Artan Lame! Virusi hyn edhe në shkollën në Elbasan

297 raste të reja me COVID dhe 4 viktima! Pozitiv me koronavirus kreu i Kadastrës Artan Lame! Virusi hyn edhe në shkollën në Elbasan

Artan Lame dhe Spitali infektiv

TIRANË- Shqipëria vijon të ketë shifra të larta të të infektuarve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 297 raste të reja nga 1375 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Ndërkohë që 4 qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me virusin duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 462. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.  Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (21 Tetor 2020)
Raste të reja ditore                  297
Të shëruar ne 24 orë               116
Humbje jete në 24 orë                4
Testime ditore                        1375
Testime totale                    111,564
Raste pozitive                      17,948
Raste të shëruara                 10,341
Raste Aktive                            7145
Humbje jete                               462

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3505
Durrës             718
Shkodër            494
Fier                   445
Korçë                456
Lezhë               360
Elbasan             313
Vlorë                283
Berat                218
Kukës               175
Dibër                  91
Gjirokastër         87

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:46
COVID futet në shkollën në Elbasan/ 2 mësues dhe 7 nxënës të prekur

Koronavirusi futet në ambientet e shkollës 'Dhaskal Todri' në Elbasan.

Report Tv mëson se janë infektuar 2 mësues dhe 7 nxënës të kësaj shkolle.

Kjo shton bilanci e mësuesve dhe të nxënësve që janë prekur me COVID.

Ora 14:03
Infektohet me Covid-19 kreu i Kadastrës Artan Lame

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame është infektuar me Covid.

Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv.

Nuk dihet se si është infektuar Lame me Covid apo se cila është gjendja e tij shëndetësore.

Mirëpo kujtojmë se Lame nuk është i pari nga rradhët e zyrtarëve që është prekur me Covid, pasi janë konfirmuar pozitivë disa deputetë dhe drejtues institucionesh.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kojshiu: 21/10/2020 23:29

    Futi ene nji legalizim virusit ene je ne rŕegull Lame

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm