
Në Itali numri i vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit në rradhët e bluzave të bardha është rritur në 115.
Sipas asaj që raporton Federata Kombëtare e Urdhërit të Kirurgëve dhe Stomatologëve (Fnomceo), tre viktimat e fundit janë mjekë të përgjithshëm.
Në numri e përgjithshëm të vdekjeve, 61 janë mjekë të përgjithshëm, 28 infermierë, 6 farmacistë dhe 20 punonjës shëndetësorë.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 566 viktima nga koronavirusi, për një total prej 20465 vdekje që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shëruarve sot është 1224 për një total prej 35435. Autoritetet raportuan edhe për 3153 raste të reja pozitiv nga Covid-19, shifra që e rrisin numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 159 516 që nga fillimi i pandemisë. Në kujdesin intensiv janë të shtruar 83 pacientë më pak për një total prej 3260.
Lajmi kryesor:
Covid-19, në Itali 602 viktima, 120 mijë vdekje në botë! Europa nis gradualisht zbutjen e masave (VIDEO)




