KOSOVA- Gjatë ditës së fundit në Kosovë janë regjistruar 707 të infektuar me COVID-19 duke çuar numrin total të rasteve pozitive në 34.295 në të gjithë vendin.
Numri i viktimave gjatë 24 orët e fundit është 10, duke vërejtur një ulje të numrit nga dita djeshme që humbën jetën 19 persona.
Vatrat kryesore të infektimeve në Kosovë janë qyteti i Prishtinës e cila ka aktualisht 380 raste aktive, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, ndërsa qytetet e tjera kanë më pak raste.
Kosova në luftën kundër armikun të padukshëm po bënë një përpjekje për uljen e rasteve me COVID-19, megjithatë numrat e rasteve mbeten ende të larta .