COVID-19 në Shqipëri/ 1105 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit! Shuhet gazetarja Zenepe Luka, ndërrojnë jetë dy mjekë të njohur

COVID-19 në Shqipëri/ 1105 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orët e fundit! Shuhet gazetarja Zenepe Luka, ndërrojnë jetë dy mjekë të njohur

Spitali Infektiv

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u raportuan 1105 raste të reja me COVID nga 4092 testime të kryera në total.

Në Tiranë u regjistruan 339 raste të reja. Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 14 qytetarë të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 1.517.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 746 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 54,362 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 492 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.

Këtë të enjte kanë ndërruar jetë gazetarja e mirënjohur nga Vlora, Zenepe Luka. Gjithashtu kanë ndërruar jetë dhe 2 mjekë prof. dr. Hiqmet Shqerra dhe mjeku Rustem Keko, i cili i shërbeu me devotshmëri Përmetit.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: 

Janë kryer 4092 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1105 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 399 raste në Tiranë, 113 raste në Vlorë, 82 raste në Sarandë, 73 raste në Fier, 42 raste në Krujë, 36 raste në Elbasan, 31 raste në Lezhë, 28 raste Mallakastër, 27 raste Lushnje, 26 raste në Kuçovë, 22 raste në Berat, 20 raste në Kurbin, 16 raste në Peqin, 15 raste në Durrës, 14 raste në Kukës, 13 raste në Mat, Dibër, 12 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Kolonjë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Korçë, Has, 6 raste në Kamëz, Pogradec, 5 raste në Bulqize dhe Skrapar, 4 raste në Devoll, Librazhd, Delvinë, Ura Vajgurore, Patos, 3 raste në Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, Finiq, Maliq, Libohovë, 1 rast në Divjake, Fushe Arrez, Selenicë, Belsh, Roskovec, Klos, Cërrik, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 746 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 54,362 që nga fillimi i epidemisë. 
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 492 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar. 
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  Mjeku pneumolog nga Përmeti 73 vjeç, 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha,  1 qytetar nga Mirditë, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Vlora, të moshave 52 -91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika ( 11 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1105
Të shëruar në 24 orë     746
Të shtruar në spitale      492
Humbje jete në 24 orë     14
Testime ditore               4092 
Testime totale          402,417
Raste pozitive           89,776
Raste të shëruara     54,362
Raste Aktive              33,897
Humbje jete                1,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     19734
Fier           2938
Durrës      1701
Elbasan    1483
Shkodër    1528
Vlorë         1801
Lezhë        1127
Korçë        1065
Berat          939
Gjirokastër 734
Kukës        483
Dibër         364

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
I mbijetoi sulmit me tritol në ’98 në Vlorë, por jo COVID-19! Ndërron jetë gazetarja Zenepe Luka

I mbijetoi tritolit të vendosur në banesë ku qëndronte me familje, sulmeve të shumta politike, por nuk mund të mposhte virusin e pabesë COVID-19.

COVID-19 i ka marrë jetën në moshën 72-vjeçare gazetares Zenepe Luka, e cila ishte e shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar virusi.

Pak kohë më parë bashkëshorti i saj kishte mposhtur COVID, por duket se vetë gazetarja nuk ka mundur të fitojë betejën e saj.

Zenepe Luka është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por në të gjithë hapësirën mediatike.

Ajo është një gazetare që në vitin 1998 iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj, ku sipas saj sulmi ndodhi vetëm se ajo raportonte si gazetare atë që ndodhte ne realitet, që sipas saj nuk u ka pëlqyer kurrë qeverisë së atëhershme që drejtohej nga PD.

Lajmin e trishtë e kanë shpërndarë dhe miqtë e saj në rrjete sociale. Shkrimtarja Vllasova Musta shkruan se si gazetarja e palodhur iku në një rrugë pa kthim.

 

Ora 10:06
Të infektuar me COVID, humbin betejën 2 mjekë, një prej tyre neuropsikiatri i njohur në Elbasan! Ndërron jetë edhe një pedagog

TIRANË- Humbin betejën me COVID-19, dy mjekë në vendin tonë! Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptarë prof. dr. Hiqmet Shqerra dhe mjeku Rustem Keko, i cili i shërbeu me devotshmëri Përmetit.

Shqerra ishte i shtruar në spitalin COVID 3, por nuk ka mundur të fitojë betejën duke u ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Ai lindi në Elbasan dhe studioi në Fakultetin e Mjeksisë. Ai u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë.

Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, doktor Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor. Mjeku ka punuar vite të tëra dhe ne terrene të vështira të fshatrave të Elbasanit ku i është gjendur pranë familjeve në problemet e tyre shëndetësore. Për 20 vite drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale.

Ndërsa lajmin për vdekjen e mjekut përmetar e ka bërë me dije deputetja Fatjona Dhimitri.

"Edhe ju se fituat dot betejën me armikun e padukshëm Doktor! I shtrenjti Doktor Rustemi, mjeku që i shërbeu me devotshmëri Përmetit, njeriu i mirë, kurajozi që me mençurinë e këshillave të tij na jepte kurajo të gjithëve, miku më i mirë i tim eti! Të qoftë dheu i lehtë Doktor Rustemi, përmetari ynë i mirë! Mirënjohje përjetë për kontributin e paçmuar që ju i dhatë qytetarëve të Përmetit dhe mjekësisë shqiptare", shkruan Dhimitri.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/02/2021 01:12

    CNN tha dje qe CDC rekomandon qe duhen mbajtur dy maska njera mbi tjetren pasi efekti mbrojtes shkon ne 92.5 %.

    Përgjigju
  • BENI: 11/02/2021 23:40

    Ngushellime familjes te gazetares ,,,qofte e parajses,,,iku shume e re,,,edhe nje here duhet te kemi mendjen se ky virus shume i keq,,po na merr njerezit tane,,prandaj ta mbajme masken kudo.....

    Përgjigju
  • Ernest: 11/02/2021 17:50

    E mo do regullohet gjera tani qe do futemi qe ne oren 8 te shpia...patjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë