COVID-19 'paralizon' turizmin/ Drejtuesi i agjencisë së udhëtimit në Tiranë: Duhet të përshtatemi me rregullat e reja! Ftojmë qytetarët të udhëtojnë brenda vendit

TIRANË- Mjaft agjenci turistike që operojnë në vendin tonë, kanë rënë në kolaps si rezultat i situtaës së krijuar nga koronavirusi në vend. Një prej tyre është edhe një nga agjencitë e udhëtimeve në Tiranë e cila promovon pikat turistike të Shqipërisë si dhe guida turistike jashtë vendit.

Udhëtimet në natyrë, si dhe guidat e ndryshme janë anuluar për shkak të situatës nga koronavirusi, i cili ka prekur ndjeshëm edhe turizmin. Dëmet që i janë shkaktuar këtij biznesi të vogël privat dhe ecuria e aktivitetit mbeten në udhëkryq. Por si i përgjigjen drejtuesit e kësaj angjencie në një lidhje skype në emisionin Repolitix pyejtjes mbi pritshmëritë e fluksit të udhëtimeve pas daljes nga karantina?

Pronari i nje agjencie në Tiranë, Neritan Ibi për Report TV shprehet se dëmi ka qenë i konsiderueshëm ndërsa për pjesën më të madhe të pronotimeve të bëra më parë klientëve u janë kthyer paratë mbrapsht.

"Na ka marrë malli për udhëtimet si pjesë e jetës. Do presim sot për të udhëtuar nesër. Dëmi është i madh, cdo gjë është e mbyllur. Por duke parë duke reaguar. Pak më parë edhe në rrjetet sociale ndihmojmë në apelin që qytetarët të udhëtojnë brenda vendit. Duhet të jemi në koherencë. Duhet të përshtatemi me rregullat e reja. Na ka goditur direkt që nga taksat e gjithcka tjetër. Mesazhi im është që duhet vetëm durim", tha ai. 
Sa prenotime keni anuluar?
Para se ndodhte para 10 marsit s’mund të flasim për shifra. Ka patur bileta avioni, ture dhe guida të anuluara. Dëmi ka qenë i konsiderueshëm.
Pagesat që patëm marrë për rezervime i kemi kthyer mbarpsht, i kemi likujduar. Mund të ketë patur 1 apo 2, por të tjerët i kanë marrë paratë’’
-theksoi drejtuesi i agjencisë së udhëtimeve Nertian Ibi
 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve