COVID-19/ Te 'Shefqet Ndroqi' janë shtruar tre pacientë të tjerë, 4 në total! Manastirliu: Qeveria vendosi dje blerjen edhe të 50 respiratorëve të rinj

COVID-19/ Te 'Shefqet Ndroqi' janë shtruar tre pacientë të tjerë, 4 në total! Manastirliu: Qeveria vendosi dje blerjen edhe të 50 respiratorëve të rinj

Foto me dron nga spitali COVID/2 'Shefqet Ndroqi'

TIRANË- Në spitalin "Shefqet Ndroqi", i shndërruar prej pak ditën në COVID-19,  ka shkuar në katër numri i pacientëve të shtruar. Ditën e sotme janë shtruar dhe tre pacientë të rij, përveç të resë e cila ishte prekur me koronavirus dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ka bërë me dije se në këtë spital janë dërguar 5 respiratorët e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorë.

Ndërkohë, Manastirliu ka theksuar se ditën e djeshme është marrë vendimi për financimin dhe të 50 respiratorëve të tjerë. Shqipëria kishte në gjendje, pa përfshirë blerjet e fundit, 155 respiratorë automatikë në spitalet shtetërore dhe 17 në spitalet private.

"5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me COVID19. Vijojmë forcimin e kapaciteteve qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga COVID-19", shkruan Manastirliu.

Spitali "Shefqet Ndroqi" ka një kapacitet prej 190 shtretësh. Ai është skenari i dytë, pas spitalit Infektiv në QSUT me kapacitet prej 120 shtretësh. Aktualisht në Infekiv ndodhet të shtruar 81 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Postimi i plotë i ministres

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu