Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 629 raste të reja dhe 13 humbje jete nga COVID-19. Qarku me rastet më të larta pozitive me COVID është Tirana, ndërsa ajo që vihet re është se numri i të shëruarve ia kalon të infektuarve, ku sot 897 pacientë kanë fituar betejën e tyre me COVID.
Nga 3197 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 257 raste në Tiranë, 48 raste në Shkodër, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Librazhd, 21 raste në Durrës, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 17 raste në Fier, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Vlorë, Mirditë, Kuçovë, 11 raste në Krujë, Gjirokastër, 10 raste në Pogradec, 8 raste në Kavajë, Tepelenë, 6 raste në Kukës, Përmet, Malësi e Madhe, 5 raste në Mallakastër, Kolonjë, 4 raste në Devoll, Pukë, Kamëz, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Prrenjas, Cërrik, 2 raste Rrogozhinë, Sarandë, Dibër, Peqin, Memaliaj, Gramsh, Shijak, 1 rast në Has, Tropojë, Mat, Vau Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 636 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,911 vaksinime.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (9 Mars 2021)
Raste të reja ditore 629
Të shëruar në 24 orë 897
Të shtruar në spitale 661
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 3197
Testime totale 495,041
Raste pozitive 114,209
Raste të shëruara 76,784
Raste Aktive 35,456
Humbje jete 1,969
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23475
Fier 2546
Vlorë 1693
Durrës 1651
Shkodër 1337
Gjirokastër 1255
Korçë 881
Elbasan 701
Lezhë 702
Berat 553
Dibër 348
Kukës 314
Shume shpejt ecim me vaksinimin. Mos lodhen shume
Përgjigju