COVID-19/Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi nis nga bluzat e bardha, kush e ka kaluar t'ia lërë radhën kolegut! Shifrat në rënie, të bëhet një lehtësim gradual i masave

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha se vaksinimi për anti-covid do të nis nga grupet më të riskuara që janë bluzat e bardha dhe më pas me moshën e tretë. Në një intervistë për Report Tv, Alimehmeti tha se do të bëhet një llogaritje e saktë se kush do të jetë prioritet, ndërsa tha se mjekët që e kanë kaluar nuk janë aq prioritet dhe se mund t'ia lënë radhën një kolegu.

"Vaksinimi fillon me kategorinë më në riskuar që është personeli mjekësor dhe më pas moshat e vjetra. Kush e ka kaluar nuk është aq prioritar, prandaj mund t'ia lërë radhën një kolegu. Prandaj duhet gjykuar me prioritet se kush ta marrë pasi vaksina hyn në çdo shtet në një përqindje shumë të vogël", tha Alimehmeti.

Sa për uljen e shifrave të të infektuarve dhe viktimave  me COVID-19 në vend. Alimehmeti shprehet se këtu nuk luajnë rol vetëm masat kufizuese por dhe ndërgjegjësimi i qytetar dhe shmangia  e grumbullimeve. Alimehmeti tha se duhet të ketë një lehtësim gradual të masave, ndërsa në lidhje me kufizimet për festat e fundvitit ai tha se duhet ende një 10 ditësh për të parë efektet e saj.

"Ka shumë faktor që kanë ndikuar në ulje të shifrave. Kemi një përqindje të lartë njerëzish që e ka kaluar, me shifra zyrtare ne kemi 1 në 50 veta e ka kaluar. Ka një ndërgjegjësim kemi evitim të grumbullimesh dhe kontaktet e tepërta. Të gjitha bashkë çojnë në ulje të shifrave. Ne kemi shumë indikatorë në rënien dhe masat që u morën për festat bën sens të largohen sepse ne këtë rënie nuk e kemi nga këto masa pro nga situata e mëparshme.  Shumica e familjeve ka festuar brenda shtëpive pa krijuar atë gjurulldinë e zakonshme të festave. Le ti lemë dhe 10 ditë kohë që të shohim a ka pasur efekt masat e fundvitit", tha Alimehmeti.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja