COVID-i në Shqipëri/ Alimehmeti: Të gjitha masat duhet të zbatohen! Gjata: Të veprohet me Izolimin selektiv

Doktor Arben Gjata i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se në vend mund të veprohet me izolimin selektiv siç është bërë edhe në shumë vende të Europës për të përballuar sa më mirë situatën dhe për të ulur numrin e të prekurve.

"Nëse ka një zonë të caktuar me shumë të infektuar mund të izolohet një pjesë. Në Shqipëri është shumë e domosdoshme. Nëse ke shumë raste në Kamzë izolon Kamzën për shembull. Tani që është hapur jeta sociale e vështirëson shumë ndjekjen metodologjike. Njerëzit menduan që kjo kaloi, u relaksuan e sidomos të rinjtë që kanë mundësi të dalin më shumë", tha Gjata.

Në lidhje me imunizimin e tufës, ai beson se Shqipëria nuk mund ta arrijë, por synimi  është që duhet ta mbahet sa më i ulët numri i rasteve.

"Vazhdoj të këmbëngul se rregullat duhet të zbatohen. Dy përfaqësues të Erazmusit ishin çuditur kur erdhën në Shqipëri, pasi në Itali nuk shikoje njeri pa maska, kurse këtu është ndryshe. QSUT deri në momentin që Covid do të zhduket është një minë. Kishte një relaksim nga të gjithë se pasi u duk sikur kaloi", tha Gjata.

Kurse i ftuari tjetër në studion e "Repolitix", doktor Ilir Alimehmeti tha se është tmerruar ditën e sotme në Tiranë kur ka parë autobusët duke kaluar.

"Transporti publik më tmerroi! Ishte një evidencë qarkulluese, kishte shumë njerëz në autobus. Ambienti i mbyllur me shumë njerëz është risku kryesor. Maska është një koncept, maska nuk të bën 'Superman' por është linja e fundit e mbrojtjes, distanca është kyçi! Të gjitha masat duhet të zbatohen", tha Alimehmeti.

Për sa i përket koeficentit të prekshmërisë, ai thotë se vendi ynë është tek 1.25, pasi rastet janë të gjitha të raportuara e jo si shumë vende që raportojnë vetëm 1/3 e rasteve.

Kurse doktor Kita Sallabanda në lidhje me skype nga Madridi thotë se në lidhje me studimin e imunitetit të tufës në Spanjë,  14% e popullatës nuk paraqitnin imunitet, por numri i të prekurve nuk është ai si më parë.

"14% e popullatës nuk paraqitnin imunitet, është studimi i 3 që bëhet në Spanjë, numri i  të prekurve nuk është ai si më parë. Unë jam optimist! Në muajt e ftohtë do të shtohet kapaciteti i koronavirusit për të infektuar, por ne tashmë dimë të marrim masat, më parë nuk dinim çfarë të bënim. Presim që në tremujorin e parë të 2021  do të kemi vaksinën", thotë Sallabanda.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 08/07/2020 05:16

    Kjo do te thote jo karantinim total atehere ku eshte efekti ketu? P.SH. ta zeme se po izolojme Tiranen ku numuri i te infektuarve eshte i larte Ju rihapet kafenete ju rihapet tere sherbimet dhe se fundi rihapet sherbimin e urbaneve qe eshte mine me sahat atehere cfare karantinimi selektiv kerkoni? Ju me dy te prekur e mbyllet popullin neper shtepi ndersa tani me nga 70 e deri 90 raste dhe dhjetra viktima ju ketkoni karantinim te pjessshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb